Zbulohet shkaku i dënimit të sotëm për Ronaldon

Cristiano Ronaldo refuzoi të hynte si zëvendësues në fitoren e Manchester United ndaj Tottenham të mërkurën mbrëma, raporton DailyMail.Si rezultat, lojtari është përjashtuar nga skuadra për udhëtimin te Chelsea të shtunën.

Ylli portugez prishi përfundimisht marrëdhëniet me menaxherin Erik ten Hag duke u futur në tunel dhe duke u larguar nga Old Trafford para përfundimit të ndeshjes.

Supozohej se Ronaldo kishte reaguar furishëm për t’u lënë në stol si zëvendësues i papërdorur për herë të dytë këtë sezon pasi United dërgoi në lojë Christian Eriksen dhe Anthony Elanga në minutën e 87-të, që do të thotë se ata kishin përdorur vetëm tre nga pesë opsionet e tyre zëvendësuese.

Por tani ka dalë se 37-vjeçarit iu tha të hynte në lojë nga Ten Hag dhe refuzoi udhëzimet e menaxherit të tij përpara se të nisej për në dalje.

About Redaksia

Check Also

Flamuri shqiptar “ngrihet” në Katar në përkrahje të Xhakës e Shaqirit

Është duke u zhvilluar ndeshja Brazil-Zvicër, e vlefshme për Kampionatin Botëror që po zhvillohet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published.