Policia tha se 32-vjeçari vdiq në spital, Trauma: Te ne mbërriti pa shenja jete

Agjensia e Mbikëqyrjes Policore deklaroi se Lear Kurti u transportua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë e më pas gjeti vdekjen. Mirëpo, spitali i Traumës ka reaguar për Abcnews, duke deklaruar se i riu ka mbërritur në spital i pajetë.

Lear Kurti vdiq mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 32-vjeçarit, iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar. Ai u arrestua në ‘Don Bosko’, e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën. Mirëpo, në media dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen në komisariat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se ishin efektivët ato të cilët e dhunuan për vdekje e më pas e dërguan të vdekur në urgjencë. AMP do dalë me një njoftim zyrtar për të treguar shkakun e vdekjes pas ekspertizës.

About Redaksia

Check Also

Majko-Ramës: Tiranën e ke të humbur/ Sharje e ofendime, Rama: Pa mua jeni një mut

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka …

Leave a Reply