Thirrja e Berishës: Të gjithë në protestën e madhe kombëtare të universiteteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje që të gjithë të marrin pjesë sot në protestën e madhe të universiteteve.

“Sot, në ora 11:00, para Universitetit Politeknik, protesta e madhe kombëtare e universiteteve! Të gjithë në protestë!”, shkruan Berisha.

Pedagogët u kanë bërë thirrje studentëve që të jenë edhe ata të pranishëm në këtë protestë. Ndërkohë një thirrje iu është drejtuar edhe qytetarëve.

Një ditë më parë, Berisha tha se, kjo është një protestë e drejtë e sindikatave, e cila ka mbështetjen e opozitës. Por Berisha tha se, Partia Demokratike do organizojë protestat e saj të mëdha.

About Redaksia

Check Also

Ahmetaj nxjerr përgjimet bombë me Ukrainën/ Rama-Yeffet, trafik armësh nga Afrika

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë akuza të rënda në emisionin “Çim Peka Live”, duke pretenduar …

Leave a Reply