Vdekja e 32-vjeçarit në Komisariat, Berisha: Banditët me uniformë i marrin jetën të riut

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi në lidhje me vdekjen e një 32-vjeçari në Komisariatin e policisë pas dhunës shtazarake të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi. Berisha shkruan se, ky është një krim i banditëve me uniformë, të cilët e kanë torturuar shtazërisht të riun.

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32-vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Dr. Policia e drogës i merr jetën një tjetër të riu 32-vjeçari, i cili është ndjekur nga efektivet e drogës me vrap dhe pasi e kanë futur në furgon, me shumë mundësi ai është goditur nga banditët me uniformë, në momentin që ka shkuar ke komisariati nr. 3, aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona, banditët që i morën jetën djalit nuk lajmëruan ambulancën siç e kërkon protokolli, por e kanë dërguar me makinën e policisë pranë ambienteve të Traumës! I riu quhet Laer Kurti!

About Redaksia

Check Also

SHISH përgjoi blerjen e votave në Kukës me tenderat fiktiv të OSHEE, Rama…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim publik, duke lëshuar akuza për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *