Berisha: Rama ka nisur që tani manipulimin e zgjedhjeve, por ne do të përballemi me të

Lideri i opozitës, Sali Berisha ngre alarmin se Edi Rama ka nisur nga puna për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme vendore. Berisha tha se PD nuk do t’i bojkotojë këto zgjedhje, por do të përballet me Edi Ramën dhe regjimin e tij.

“Nuk bën dot regjistrimin, sepse e di që mund të dalin 2 milion shqiptar. Nga një njeri i cili, vritet tjetri në mesnatë, i merret shpirti në mesnatë nga patrulla të droguara policie dhe ta shikoni se çfarë shkruan ai për hienat dhe stërhienat. Një mendje e sëmurë mund të shkruajë gjëra të tilla. Nga një njeri i cili pasi ka rrëmbyer me ushtrinë e patronazhistëve, terroristë të kuq, nuk them se çdo patronazhisht është i tillë, por një pjesë e mirë janë sjellë si terroristë te kuq në zgjedhje sepse kanë kërcënuar njerëzit tanë. U kanë thënë se nëse ti voton këtë, do të kesh pasoja. Ky njeri që ka ardhur në pushtet me këtë mënyrë, ushtron terror mbi ne. Ky njeri ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do ti bojkotojmë. Ne nuk bojkotojmë zgjedhje ne do të përballemi me të. Ne kemi të shenjtë votën dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Nis e mbush sallat me fëmijë shkollash në fushatë. Se është partia shtet. Partia shtet nuk njeh asnjë kufi. Ne nuk i përkasim Shqipërisë, nuk ka ligj për ne, nuk ekziston në kushtetutë. Prandaj ne kapemi fort tek vota”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.