Haxhiu: Këta të Alibeajt i kam dashur shumë, por janë të mbaruar

Reagimi i Baton Haxhiut

: Kur je i pafuqishëm dhe nuk hyn dot në betejë, vjen modeli tjetër i njohur i eliminimit politik të strukturave dhe njerëzve, duke i hapur rrugë. Por nuk hapen rrugë duke mos patur frymëzim dhe duke mos patur diskurs se çfarë do të bësh për të ardhmen. Shikoni fjalorin e zotit Alibeaj, mënyrën se si flet, teatralisht i fajshëm. Dhe e dyta, pa fjalor politik nuk mundesh të bindësh askënd që amendamenti yt është në funksion të diçkaje, nëse ti nuk ke sqarim për të. Nëse je konjuktural dhe je i gjeneratës së re politike atëherë as nuk mund të jesh lider dhe as nuk mund t’i prish askujt. Nëse konjukturalisht ndërtohesh si lider, brenda konjukturës do të mbetesh. Grupi i PD po kërkon një hapësirë politike pa frymëzim. Vulën duan ta përdorin si një pikë reference të kthimit të tyre. Unë s’kam besuar se kjo gjeneratë e të rinjve mund ta humbë betejën me Sali Berishën. Me 80 vjet me pas frymëzim, guxim dhe me dalë dhe duke qenë non grata fitoi betejën me djem të rinj. Çfarë do tani? Rikthim me konjuktura. Kjo është absurde. Ky është gabimi i kësaj gjenerate politike. Njerëzit që përfaqësojnë 18 deputetë janë asgjë tjetër përveçse konjukturalë, të pamotivuar dhe pa të ardhme. E ardhmja s’mund të jetë burokratike. Këta njerëz që përfaqësojnë grupin e PD, nuk përfaqësojnë asgjë, nuk janë frymëzues, nuk kanë fjalor, nuk janë e ardhmja për të cilët unë kam shpresuar. I kam dashur shumë, i kam përkrahur shumë. Por kjo që bëjnë me fjalorin e tyre, sidomos Alibeaj me këto paraqitjet e fundit. Strategjikisht këta e dinë që në zgjedhjet lokale nuk kanë as njerëz, as mundësi kandidimi dhe e kërkojnë shpresën te foltorja, te Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po e projektojnë veten për të qenë brenda këtij sistemi, duan të marrin diçka nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për zgjedhjet e përgjithshme që mund të jenë pjesë e politikës. Nuk i lihet një fjalor Alibeajt që të përfaqësojë grupin me këtë paraqitje. Këta janë njerëz konjuktural.

About Redaksia

Check Also

Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit

Të dashur demokratë, anëtarë e simpatizantë Të dashur matjanë! Të nderuar zonja dhe zotërinj! Unë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.