I riu thirrje qytetarëve nga protesta: Dilni nga shtëpitë e reagoni se po na vrasin!

Qytetarët kanë dalë në protestë për 32-vjeçarin Lear Kurti. Të grumbulluar në sheshin përballë Ministrisë së Brendshme, ata kujtuan se në momentin që protestuan për Klodian Rashën, kishin ngritur pyetjetn, kush e ra radhën? Një prej protestuesve tha se nëse nuk ka reagim sërish do të dalin në shesh pas dy apo tre muajve duke bërë të njëjtën pyetje.

“Kur dolëm për Klodian Rashën patëm një pyetje, kush e ka radhën? Doli që e kishte Jonada, tani doli që e ka Leari dhe pyetja që kemi është e njëjtë, kush e ka radhën? Po na vrasin ditën, natën, kur të duan dhe kemi vendosur që të nënshtrohemi, po ju vrasin të gjithëve, si mund të rrini në shtëpi. Ndodh thuajse në çdo dy tre muaj në Shqipëri një gjë e tillë. Kush e vrau? Pse u vra?”,  tha i riu.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

About Redaksia

Check Also

Bashkëpunëtori i pa identifikuar i laboratorit të Xibrakës, si trafikonte kokainën me makinën e tij, denoncimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të …

Leave a Reply