Merret e pandehur ish-drejtoresha e tenderave në ARRSH, motra e Dallëndyshes

Elona Gogo,e cila u mor e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, është motra e Dallëndyshe Bicit, drejtoreshës së IKMT.

Gogos i është komunikuar dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, e cila në finale të një hetimi 3 vjeçar zbuloi shkelje të kryera në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me ligjin skualifikoi nga gara kompaninë Gjoka, duke favorizuar atë fituese.

Burimet konfirmuan se Gogo, e cila ka mbajtur pozicione të ndryshme ne administratën publike dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u paraqit në institucionin e akuzës dy ditë më parë e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj. Pasi është njohur me aktet, ka deklaruar se brenda afatit 10 ditor do të paraqesë argumentet e saj kundër akuzës.

Për të njëjtin tender, pritet t’i komunikohet akuzë edhe ish-drejtoreshës së autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato.

About Redaksia

Check Also

Parlameti italian reagon pas ndërhyrjes së Ramës tek RAI: E pajustifikueshme, Italia…

Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan …

Leave a Reply