Rama mbylli shkollat turke, KiE: Veproi me urdhër të Erdogan, jemi të shqetësuar!

Këshilli i Europës ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare që çoi në mbylljen e shkollave turke në Tiranë, respektivisht kolegjin ‘Mehmet Akif’ dhe kopshtin ‘Zubeyde Hanim’.

Një grup prej 20 deputetësh të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë bërë një deklaratë ku shprehen të alarmuar për vendimin arbitrar të autoriteteve shqiptare.

Në reagimin zyrtar thuhet se juristët, akademikët dhe shoqëria civile, e cilësojnë një vendim të tillë si arbitrar dhe se shkak për marrjen e vendimit është bërë roli i Erdogan te qeveria shqiptare.

KiE i bën thirrje qeverisë shqiptare që ta ndjekë si rast dhe të respektojë shtetin e së drejtës.

Reagimi i KiE

Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme.

Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë (shih Doc. 14649“Thirrja e Republikës së Moldavisë për të rivendosur sundimin e ligjit”) dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: 110 vjetori i Pavarësisë nën monizmin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjete sociale ku duken …

Leave a Reply

Your email address will not be published.