Vendimi përfundimtar për filimin e protestave masive

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot se së shpejti do të përcaktohet dhe dita e nisjes së protestave të opozitës. Ai deklaroi se do jetë një nga temat e takimit me krerët e degëve të PD.

“E dyta çështje është protesta, sot ka një takim të rëndësishëm me të gjithë kryetarët e degëve të rretheve. Takimi ka dy çështjes kryesore, primaret dhe protestën. Po shkojmë drejt përcaktimit të fillimit të ditës së fillimit të protestave. Ky përcaktim do jetë i afërt. Do ua komunikojmë, strukturat do e bisedojnë dhe pastaj do keni vendimin përfundimtar.
Situata është e padurueshme. Biznesi dhe shtresa e mesme pas zhytjes në mjerim të shtresës së varfër janë kurbanët e radhës të politikave të hajnisë dhe brutalitetit të qeverisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …

Leave a Reply