Video/ Berisha: Momenti tragjik kur i marrin shpirtin e transportojnë të vdekur Lear Kurtin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar videon ku shkohet se, policët e fusin të vdekur në furgon 32-vjeçarin Lear Kurti.

“Momenti tragjik kur ata që i morën shpirtin e transportojnë të vdekur Lear Kurtin, të cilin Rama- Çuçi e vranë për së dyti me kriminelin me uniformë, Ardi Veliu! sb”, shkruan Berisha

Siç duket edhe nga videoja, Policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet i riu Lear Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë. Pikërisht këtu lind kontradita e parë me njoftimin e Policisë pas ngjarjes. Kjo sepse u raportua që i riu ishte duke qëndruar para një biznesi në mënyrë të dyshimtë, kur në fakt ka qenë duke folur me celular me dikë dhe krejt i qetë.

Më pas, fushëpamja e kamerave të sigurisë ikën për pak dhe më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrit fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’.

Ndërkohë del edhe momenti tjetër, ai kur Policia ka neutralizuar Kurtin, ku ky i fundit duket pa ndjenja dhe i shtrirë në tokë. Dy efektivët e ngrenë prej krahëve, por ai bie sërish.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply