Salianji kundër ligjit për dosjet: PS do ta përdorë si të dojë për përfitime politike

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar kalimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Salianji tha se PD duhet të kërkonte shtyrjen e votimi për ligjin për hapjen e dosjeve, pasi koha sipas tij do të tregojë se ligji nuk ka asnjë lidhje dhe se Partia Socialiste do ta përdorë si të dojë për përfitime politike. E po ashtu, dha edhe arsyet e tij.

Pyetje: 94 deputetë votuan pro për hapjen e ligjit për dosjen ju nuk votuat pse?

Salianji: Ky është një ligj i thjeshtë që do të kalonte me votat e mazhorancës, thelbësore për të diskutuar është nëse do hapen dosjet apo jo. Por nuk mendoj se jemi para kësaj situate. Amendimi i PS do ti japë një instrument tjetër Ramës për të hapur debate. Një votim i tillë i rëndësishëm kur të dy pjesët e PD kanë bërë propozime për lustracioni, s’mund të kalohet me hije që shfaqen natën. Hijet që shfaqen natën i kemi parë. Cilido që ka pas interes nga personat për tu njohur e dosjet, tashmë do ta përcaktojë Autoriteti i Dosjeve që kontrollohet nga Rama.

Në këtë sens Edi Rama dhe partia e tij nuk janë ndarë dot nga e shkuara. Aty ka hetues të komunizmit që kanë manipuluar. në institucione publike ka akoma…Ky është ky distancim i PS që i drejtohen njëri tjetrit me shokë e shoqe. Si mundet që PD të bjerë në grackë!? Kjo është për të hedhur hi syve. Po të gjithë ata që kanë torturuar ,vrarë e persekutuar në këtë vend. Rama tha lustracionin ta harroni…Pra shiheni se si manipulon në publik. mendoj se këtë do ta faktojë koha që nuk është hapje e dosjeve, pa diskutim që në parim nuk besoj ka njeri kundër.

Nëse ka qëndrime që në të ardhmen do të bëhen publike do të duket kur të vijë lustracioni. Nëse paska këtë darkodësi PS hajde kalojmë ligjin e PD. Po cili është qëllimi sot!?Si mund të fokusohet vëmendja e publikut vetëm tek bashkëpunëtorët? Po ata që kanë bërë krime.

Po ashtu, ndër të tjera, Salianji ka deklarua se nxjerrja e një dokumenti mbi shtetasin I.M në një kohë që po kryhej rithemelimi i Partisë së Lirisë, tregon se e gjitha ishte një luftë politike që godet një nga drejtuesit e opozitës.

“E tha vetë kryeministri një pjesë e madhe e fjalimit nëse ishte apo jo I.M. I.M. që ai pretendon e ka sjellë në pushtet në 2013 e kanë pasur një bashkëpunim të gjatë e njihen më mirë se kushdo. Autoriteti i Dosjeve nxjerr një dokument ditën kur rithemelohet një parti të bën të mendosh që bëhet për luftë politike për të goditur një nga drejtuesit e opozitës. Pse Rama nuk ka shqetësim për personat që kanë emrin dhe janë pjesë e gjyqësorit? Mendoj që këtë kanë menduar të shfrytëzojnë momentin për të hapur një çerek por nuk funksionon kështu me Ramës ai i keqpërdor gjithçka që merr në dorë.

Nëse bëhet lustracioni i plotë kjo është vlera. Të gjithë ata që janë përdorur për të mbajtur në këmbë një regjim kriminal, marrja e ndëshkimit është mesazh për shoqërinë. PS ende nuk dënon krimet e komunizmit nuk ndahet dot nga firma e paraardhësit të vet politik. Luftë meskine politike. E keni parë si në publik ish të përndjekur kanë kërkuar prej vitesh dosjen e tyre në Autoritetin e dosjeve e nuk e kanë akoma. Pse mos të bëhej me një institucion të besueshëm? Të dimë së pari kush janë punëtorët e Sigurimit”, u shpreh Salianji.

About Redaksia

Check Also

Homazhe në Tiranë për efektivin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serbë

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë po mbahen homaxhe në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *