Berisha: Lear Kurtin e kanë vrarë! Policia e mbushur me kriminelë dhe të droguar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me studentë e të rinj në selinë blu. Berisha komentoi vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë. Sipas Berishës, që në momentin kur lexoi komunikatën e policisë, kuptoi se Learin e kishin vrarë.

“Shikoni çfarë bëri me Lear Kurtin. Pasi e mbytën e vrarë për së dyti. Dua t’ju rrëfej me sinqeritet. Jam zgjuar në mëngjes atë ditë dhe lexoj, sigurisht, ngjarje tronditëse. Humb jetën 32-vjeçari.

Lexova komunikatën e policisë dhe ua them me sinqeritet që nga komunikata kuptova se e kanë mbytur, se i kanë marrë shpirtin. Seç kishin shkruar aty u ndal këtu, u ndal aty, s’u ndal këtu, ndodhi kjo, e dërguam në spital, që vdiq aty dhe e mbyllnin me vdekje natyrale.

Nuk ka vdekje natyrale për të rinjtë. Vdekja natyrale është për moshat e thyera, i riu s’ka vdekje natyrale. Atij i morën shpirtin dhe na thonë vdekje natyrale.

Dhe pastaj futi të njëjtin njeri që bëri gjithçka për të mbuluar vrasjen e Klodian Rashës, për të mbuluar edhe këtë vrasje.

Dhe flet e bërtet si e si të mbulojë krimin. Ti në vend që të kërkosh me çdo gjë të dalë e vërteta, ky bëhet palë me jetën e një 32-vjeçari, por secili i ri mund ta pësojë si ai sepse e ka mbushur policinë me kriminelë dhe të droguar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply