Berisha: Leari u vra për së dyti nga Rama dhe Çuçi, qytetarët të vijojnë protestat

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, të gjitha veprimet ndaj Lear Kurtit u bënë me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Ai tha se, me urdhrin e tyre, u bë me urgjencë autopsia me urgjencë për të fshehtë të vërtetën.

“Të gjitha këto u bënë me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Me urdhrin e tyre, viktima u deklarua i dyshimtë dhe delinkuent. Me urdhrin e tyre, Ardi Veliu deklaroi se policia e çoi të gjallë në spital.
Me urdhrin e tyre, u bë me urgjencë autopsia me urgjencë për të fshehtë të vërtetën.
Me urdhrin e tyre u gjet qesja plastike me drogë në stomak. Me urdhrin e tyre u dha se vdiq nga overdoza.
Pra, vrasësi për herë të dytë i Lear Kurtit është Edi Rama, Çcuci dhe kriminel i tyre Ardi Veliu.
Ndaj ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestat më gjithë forcën e tyre, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten.
Mos harroni se secili prej jush mund të jetë viktimë e këtyre banditëve të pakontrolluar, që kryejnë veprime të diktuara nga droga që marrin, dhe droga që shpërndajnë”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

“Zgjedhjet të kontestuara”, Marco Rubio nuk lejoi urimin e Ramës për 11 majin

Nuk ka dyshim se politika e administratës amerikane të periudhës Trump ka ndryshuar radikalisht me …

Leave a Reply