Berisha: PD mbështet protestën e pedagogëve, ftoj të rinjtë të ngrihen

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sërish se, Partia Demokratike mbështet lëvizjen sindikaliste të pedagogëve. Ai u bëri thirrje të rinjve që të ngrihen në protesta kundër regjimit monist të Edi Ramës.

“Unë jam sot këtu për të shprehur dhe rikonfirmuar mbështetjen e plotë të lëvizjes sindikaliste universitare.

Sot, pedagogët dhe studentët protestojnë dhe kanë bojkotuar mësimin.

Me këtë rast, i garantoj se PD mbështet të gjitha kërkesat e tyre dhe merr përsipër absolutisht adresimin me përparësi të plotë të çdo kërkese që kanë paraqitur deri sot, madje edhe përmirësime të tjera.

Nuk mund të ketë asnjë dyshim se rrogat e pedagogëve nuk mund të jenë asnjëherë më të ulëta se ato të Prishtinës.

Se buxheti shkencor do të shumëfishohet dhe se çdo student do marrë të paktën 100 euro subvencion në kushtet e shtrenjtimit të jetesës.

Se liria akademike, se komisarët, kancelarët famëzinj dhe anëtarët militantë të bordeve, do largohen nga universitetet.

Ftoj edhe njëherë të rinjtë të ngrihen në lartësinë e idealeve, shpirtit, dhe guximit të tyre dhe të vazhdojnë protestat dhe t’i japin përgjigjen e merituar regjimit monist të Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Budina: Rama-Veliaj nuk ikin vetë, t’i tërheqim zvarrë! Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve

Regjizori Edmond Budina duke marrë fjalën në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit …

Leave a Reply