Berisha: Një doktoraturë shkon 100 mijë euro! Rama armik i universiteteve!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje studentëve t’i bashkohen protestës së pedagogëve. Berisha tha se, nuk ka universitet që mund të mbijetojë pa kërkimin shkencor të pedagogëve dhe studentëve, ky ndërpreu me një urdhër administrativ 8 vite më parë mbrojtjen e doktoratave.

“Ju jeni të rinj, por duhet ta dini se universiteti gjallëron, forcohet, zhvillohet vetëm përmes kërkimit shkencor. Nuk ka universitet që mund të mbijetojë pa kërkimin shkencor të pedagogëve dhe studentëve. Ky ndërpreu me një urdhër administrativ 8 vite më parë mbrojtjen e doktoratave. Ky është një armik i universiteteve. Të gjitha kërkimet e mëdha shkencore, si rregull, bëhen në procesin e doktoratave.

Sot për të mbrojtur një doktoratë, një asistent, intelektual apo një ekspert, duhet të matet sepse i shkon deri në 100 mijë euro. Eksperienca më e hidhur e viteve më të hidhura të jetës time të diktaturës, ishim në kushte më të favorshme se pedagogët tua sot, sa i përket kërkimit shkencor. Pse? Sepse unë në vit të katërt punoja në laborator së bashku me pedagogun tim. Dhe bëja eksperimente të cilat i kam publikuar 10 vite më vonë në kongres ndërkombëtar.

Në vitet e mia si asistent çdo kërkim shkencor, çdo projekt për kërkim shkencor zhvillohej vetëm me firmën e zv/dekanit për anën shkencore, kurse këtu duhet të vendosë ministri sipas tij. Ky po shkatërron universitetet me qëllim. Tani që i ka lejuar në parim, s’ka lejuar asgjë. 700 milionë lekë para të djersës tuaj, administratorët dhe rektori ia ka marrë Ministria e Arsimit, me dokumenta. Jua thashë këtë sepse jemi në mes të një beteje.

Pedagogët tuaj po luftojnë për mbrojtjen e universiteteve, për mbrojtjen tuaj, për mbrojtjen e të ardhmes së vendit. Sindikatat kanë bërë një thirrje dhe fatmirësisht ka një reagim shumë pozitiv. Por këtyre sindikatave duhet t’u bashkëngjiten studentët në mënyrën më të fuqishme”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me Ramën Shqipëria në rrezikun e saj më të madh ekzistencial!

Nga protesta e opozitës, Berisha tha se Shqipëria vuan nga rreziku më i madh ekzistencial …

Leave a Reply

Your email address will not be published.