Kina e së ardhmes në fjalët e Xi Jinping

Një analizë e diskutimit të mbajtur nga presidenti Xi me rastin e Kongresit të XX të Partisë Komuniste Kineze.

Kongresi i Partisë Komuniste përfaqëson padyshim ngjarjen me rëndësi më të madhe në panoramën komplekse politike kineze. Në diskutimin e mbajtur prej tij me rastin e hapjes së punimeve, Xi Jinping ka hequr fizionominë që Republika Popullore Kineze do të duhet të marrë në dekadat e ardhshme.

Dekada e Parë e “Erës së Re

Diskutimi i mbajtur nga Xi Jinping me rastin e Kongresit të XX të Partisë Komuniste Kineze, me kohëzgjatje prej rreth 1 orë e 40 minutash, përfaqëson një version të shkurtuar të “Relacionit për Kongresin e XX Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze”. Përmbajtjet e dokumentit në fjalë – i disponueshëm sot në formën e draftit, por që nuk mendohet se do të pësojë modifikime në fazën e botimit zyrtar – janë paraqitur në 15 kapituj të veçantë. I pari i këtyre, i titulluar “Puna në 6 vitet e kaluara dhe ndryshimet e mëdha në Dekadën e Parë të Erës së Re” (过去五年的工作和新时代十年的伟大变革 / Guòqù wǔ nián de gōngzuò hé xīn shídài shí nián de wěidà biàngé) ka pasur të bëjë me një shpalosje të 5 viteve të kaluara midis Kongresit të XIX dhe atij të XX, të paraqitur si “jashtë nga e zakonshmja” dhe “anormalë”, të cilën e ka pasur një përshkrim të 10 viteve të kaluara nga Kongresi i XVIII e deri më sot.

Trajtimi është artikuluar mbi disa pika kryesore, të përqëndruara mbi listimin dhe mbi celebrimin e objektivave të arritur nga vendi, i udhëhequr nga prtia, gjatë kësaj hapësire të rëndësishme kohore. Midis ngjarjeve të mëdha që kanë karakterizuar këtë “Dekadë të Parë” renditet themelimi i së ashtuquajturës “Erë e Re e Socializmit me Karakteristika Kineze” dhe kompletimi i “Objektivit të Qindvjeçarit të Parë”, konkretizimi i së cilës ka ardhur nëpërmjet realizimit të plotë të “Shoqërisë së Begatuar në Mënyrë të Moderuar” (小康社会 / Xiǎokāng shèhuì), gruthemeli i konceptit më të gjerë të “Ëndrrës Kineze” (中国梦 / Zhōngguó mèng).

Në ndërhyrjen e tij Xi Jinping ka evidentuar sukseset e rëndësishme të siguruara lidhur me zhvillimin e “kulturës së avancuar socialiste” (社会主义先进文化 / shèhuì zhǔyì xiānjìn wénhuà) dhe me kryerjen e vendimtares “betejë kundër varfërisë” (脱贫攻坚战 / tuōpín gōngjiānzhàn). Relativisht në këtë duket qartë linja e vijueshmërisë me “begatimin e përbashkët” (共同富裕 / Gòngtóng fùyù), strategji e prirur ndaj implementimit të politikave të finalizuara me ekspansionin e të ashtuquajturve “grupe me të ardhura të mesme” (中等收入群体 / Zhōngděng shōurù qúntǐ), domethënë me reduktimin konstant e fashave të popullsisë më të varfëra.

Kina dhe “Era e Re” që do të vijë

Nga fjalët e Xi kuptohen mirë ato që do të jenë karakteristikat që Kina do të shfaqë në të ardhmen. In primis, objektivat themelorë kanë të bëjnë me arritjen e “modernizimit socialist” (社会主义现代化 / Shèhuì zhǔyì xiàndàihuà) brenda vitit 2035 dhe transformimi i Republikës Popullore në një “vend modern socialist” (社会主义现代化国 / Shèhuì zhǔyì xiàndàihuà guó) brenda gjysmës së shekullit.

Arritja e këtyre objektivave është pazgjidhshmërisht e lidhur me një shumëfishtësi faktorës: zhvillimi i teknologjive të reja, investime të forta në novatorizëm, zhvillim aspektesh industriale strategjike, vetëmjaftueshmëri teknologjike, fokalizimi mbi aspekte arësimore që kanë të bëjnë me dimensionin shkencor, urbanizimin, modernizimin bujqësor dhe rritjen e GDP. Shumë prej këtyre tematikave shpesh janë prekur nga Xi në shumë prej ndërhyrjeve të tij, kështu që nuk përfaqësojnë ndonjë element risie substanciale. Megjithatë, në diskutim janë të pranishme spunto të pazakonta, shumë prej të cilave mund të furnizojnë një imazh jo vetëm sesi do të duket Kina në “Erën e Re” që do të vijë, por edhe sesi do të jetë qasja e saj kundrejt një konteksti ndërkombëtar në ndryshim të vazhdueshëm (të dhunshëm).

In primis, përballë unicitetit të pesëvjeçarit që Republika Popullore shtyret të lërë prapa krahëve, në diskutim i është bërë referin direkt pandemisë së koronavirusit. Nëse e ashtuquajtura “politikë e zerimit dinamik” (动态清零 / dòngtài qīng líng), e aplikuar në mënyrë të zgjeruar ndaj Republikës Popullore, është përfaqësuar si një sukses i plotë nga një pikëpamje sociale dhe ekonomike, ndërhyrja e Xi nxjerr në pah sesi pasojat e këtij evenimenti do të kontribuojnë ta kushtëzojnë fuqishëm skenarin global aktual dhe të ardhshëm. Ai flet hapur për një “peroiudhë të re turbulence dhe ndryshimi”. Më këtë definicion, skena e re globale do të karakterizohet nga kriza e globalizimit, konflikte rajonale, vështirësi e përhapur e rigjallërimit ekonomik dhe proliferim i “unilateralizmit” dhe i “masave proteksioniste”.

Pastaj Xi Jinping ka shqiptuar një formulë specifike të pranishme nga 2002 në diskutimin e fillimit të Kongresit të çdo lideri kineze. Në specifike, ai nuk ka përmendur të ashtuquajturën “periudhë të mundësive strategjike” (战略机遇期 / zhànlüè jīyù qī). Në zëvendësim të kësaj diçiture ai ka bërë referim të ashtuquajturave “Mundësi të Reja Strategjike” (新的战略机遇 / xīn de zhànlüè jīyù) dhe më pas i është referuar “një faze të re zhvillimi ku mundësitë strategjike bashkëekzistojnë me rreziqe e sfida dhe ku paqartësi dhe ngjarje të paparashikuara janë në rritje”.

Garantim i sigurisë së vendit

Për sa e ndryshme kjo zgjedhje e ndryshme leksikore mund të duket një faktor i parëndësishëm, në realitet duket se nxjerr në pah bindjen sipas së cilës skenarët e ardhshëm me të cilat Republika Popullore do të duhet të përballet do tl karakterizohen nga një paqëndrueshmëri në rritje. Kjo do ta kushtëzojë pashmangshmërisht qasjen së Republika Popullore Kineze do të mbajë brenda konsensusit ndërkombëtar. Këto konsiderata do të bëjnë të kuptohen motivet për të cilat në raport fjala “siguri” (安全 / Ānquán) është përsëritur 89 herë të mira. Nënvizohet sesi do të ndodhet më pak shpesh vetëm në terma të tilla si “parti” (党 / Dǎng), “popull” (人民 / Rénmín) dhe “komb” (国家 / Guójiā). Për t’u nënvizuar se këto, prej numrit të citimeve, janë fjalët që më shumë përmenden në ekspozimin e Xi.

Efektivisht, komponentja e sigurisë merr një rëndësi patjetër të shënuar në të gjithë trajtimin. Faktikisht nënvizohet nevoja e “rritjes së aftësive për të vënë në siguri furnizimet me resurse strategjike”, por edhe të garantohet siguria ushqimore dhe energjitike e vendit. Akoma, forcimi i “sistemit dhe i aftësive të sigurisë kombëtare” përbën një objektiv themelor për t’u ndjekur detyrimisht, domethënë funksionaë me realizimin e “modernizimit socialist”, me “rilindjen e kombit kinez” dhe, për pasojë, me krijimin e një “vendi të madh e modern socialist”. Duke cituar drejtpërsëdrejti nga teksti: “Siguria kombëtare është baza e rigjallërimit kombëtar dhe stabiliteti kombëtar është një parakusht për të ndërtuar një Kinë të fortë e të begatë”.

Masat e forcimit të sigurisë ecin në hap të njëjtë me objektivat e fuqizimit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare (UÇP), afati i kompletimit të së cilës është fiksuar për 2027. Brenda kësaj date, instrumenti ushtarak kinez do të duhet të jetë në gjendje jo vetëm të kryejë operacione në teatra të largëta nga atdheu, por edhe të mbrojnë interesat strategjike e Republikës Popullore, duke i garantuar pra sigurinë dhe sovranitetin kombëtar. Në referim me këtë, është e qartë sesi çështja taivaneze merr një rëndësi themelore.

Xi ka deklaruar se ribashkimi me Taivanin është një mision historik i Partisë Komuniste dhe e ka bërë të qartë, edhe një herë akoma, se pavarësisht ribashkimit paqësor nëpërmjet parimit “Një vend, dy sisteme” është për t’u konsideruar opsioni më i mirë, sigurisht që Republika Popullore do të rezervojë gjithmonë mundësinë e marrjes së të gjitha masave të nevojshme për ta përfunduar me sukses ribashkimin kombëtar. Për sa nuk përfaqëson alternativën preferenciale, opsioni ushtarak është pra gjithmonë i pranishëm. Në batutë të fundit, tematika e sigurisë rimerret më pas edhe në referim me të ashtuquajturën Global Security Initiative, iniciativë e re e ideuar nga Republika Popullore, që përsa ende e mjegullt, do t’i duhet të përfaqësojë një alternativë ndaj qasjeve tradicionale perëndimore në fushën e sigurisë, që edhe në konsideratë të shpërthimit të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, janë gjykuar nga Pekini si të vjetër dhe pak të përshtatshëm ndaj skenarit aktual global.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Falja e namazit të Kurban Bajramit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

Mëngjesin e sotëm, në faljen e namazit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i KMSH …

Leave a Reply