Amnistia fiskale/ Hohmann: Ndërkombëtarët janë të prerë, pyesni Ramën a do ndryshojë qëndrim  

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann është shprehur e prerë në lidhje me qëndrimin ndaj amnistisë fiskale, nismë të cilën ndërkombëtarët e kanë cilësuar të rrezikshme përsa i përket burimit të parave që mund të futen në vendin tonë. Nga Korça, e pyetur nëse kreu i qeverisë ka ndryshuar qëndrim, Hohmann tha se këtë pyetje duhet t’ia bëjnë kryeministrit Edi Rama dhe jo asaj.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Institucioni që ju përfaqësoni është shprehur kategorikisht kundër Aministisë Fiskale. A do të ndryshojë mendim apo qëndrim, kryeministri Rama dhe qeveria e tij, falë presionit të Bashkimit Europian?

Hohmann: Kjo është një pyetje, të cilën ju duhet t’ia bëni Kryeministrit dhe jo mua. Ne vazhdojmë bisedimet me qeverinë shqiptare dhe për këtë çështje. Qëndrimi dihet.

Hohmann foli edhe për samitin e 6 dhjetorit që pritet të zbresë liderët evropianë në Tiranë.

“Në fakt është hera e parë që samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për herë të parë në Shqipëri dhe kjo tregon sa i rëndësishëm është ky vend për ne dhe anëtarësimi i këtyre vendeve në BE si dhe puna që këto vende do të bëjnë. Në Shqipëri në datën 6 dhjetor do të vijnë liderët e të gjithë BE-së që do të diskutojnë çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e e BE”, tha Hohmann.

Ndërkombëtarët i kanë dalë kundër hapur kësaj nisme ligjore. Vetëm para pak ditësh, shefja e FMN-së në Shqipëri Yan Sun kërkoi që qeveria shqiptare të ndryshojë ligjin për amnistinë fiskale për të shmangur pastrimin e parave dhe financimin e grupeve terroriste.

Çfarë parashikonte projekti i qeverisë?

Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Ky projekt ka hasur në kundërshtinë e ndërkombëtarëve.

About Redaksia

Check Also

Bardhi, një pyetje për Ramën dhe një mesazh Altin Dumanit për Olsi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, …

Leave a Reply