Ristani: SPAK u krijua për të fshehur vjedhjet e qeverisë së Ramës

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv veprimet e SPAK në tre vite. Ristani tha se, nuk ka besuar kurrë në organet speciale do të rregullojnë situatën.

“Situata rregullohet nëse ka vullnet për tu rregulluar. Vullnet nga drejtimi i shtetit, vullnet nga politika. Shpikja e organeve speciale për të rregulluar situatën nuk është shpikje që jep rezultat”, tha Ristani.

Demokrati Arben Ristani deklaroi se për të kamufluar vullnetik e keq, kanë krijuar organe speciale. Ristani theksoi se qeveritarët vjedhin përmes pushtetit dhe për të kamufluar këtë në sytë e publikut bëjnë sikur duan të luftojnë korrupsionin.

“Krijuan Gjykatën e Krimeve të Rënda sepse gjoja gjyqtarët nuk e gjykonin dot krimin se s’ishin të mbrojtur sa duhet e të tjera.

Problemi nuk është që ne na duhen gjytarë të mirëpaguar apo mirëmbrojtur për të luftuar krimin.

Sado të paguhen ata, nuk mbulojnë dot paratë e krimit. Arsyeja është vullneti i mirë për një shtet të mirë.

Vullneti i atyre që janë në pushtet të cilët duan që përmes pushtetit të vjedhin dhe të pasurohen përvete.

Për të kamufluar këtë në sytë e publikut bëjnë sikur duan ta luftojnë korrupsionin dhe për të mashtruar njerëzit krijojnë mekanizma specialë si SPAK sot për të mashtruar publikun. Rezultati është po njësoj”, tha Ristani.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply