Berisha: Rishi Sunak bën historinë! I urojmë suksese të mëdha

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi pasi Rishi Sunak u bë kryeministri më i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Berisha shkruan se, zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.

Urimi i kreut të PD, Berisha

Rishi Sunak bën historinë!

Zgjidhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Të dashur miq,

Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.

Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.

Rishi Sunak ishte ministër i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorëheqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.

Me këtë rast, le t’i urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbretërisë së Bashkuar.

About Redaksia

Check Also

Thellohet skandali, drejtorët e arrestuar të Veliajt të përfshirë dhe në procesin e rindërtimit

Nga Ola XAMA Kompania ‘5D Konstruksion’ është përfshirë dhe në procesin e rindërtimit. Në kohën …

Leave a Reply