Manjani: S’ka asnjë dyshim! Lear Kurti u vra nga Policia, Ardi Veliu mashtron

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë. Ylli Manjani tha se Policia e Shtetit ndihet zot për jetën e çdo njeriu. Më tej ai u shpreh i bindur se i riu Lear Kurti është vrarë nga Policia e Shtetit dhe për këtë s’ka asnjë dyshim.

“Jeta e çdo njeriu sot varet nga humori i policisë. Klima është njësoj, presioni njësoj. Merre fute brenda, me gjuhë të ashpër, me egërsi me njerëz të thjeshtë.

Të njëjtët policë, para një krimineli sillen si legena. Kjo është ajo që po përjetojmë çdo ditë. Më e keqja është që s’kemi fuqi të reagojmë

S’ka emër tjetër kjo, e vrau policia. Ta vërtisin si të duan Kodin Penal. Ai është i vrarë nga policia dhe pikë. Zë gënjeshtra gënjeshtrën.

Kjo është histori e përsëritur dhe ndodh sa herë gjendet një personazh vërdallë, Ardi Veliu.

Sa herë është Ardi Veliu i lidhur me policinë ka të tilla ngjarjesh, ngjarje të rënda dhe raste kur policia fsheh krimet”, tha Manjani.

About Redaksia

Check Also

Bashkëpunëtori i pa identifikuar i laboratorit të Xibrakës, si trafikonte kokainën me makinën e tij, denoncimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të …

Leave a Reply