Banorët e Bërxullës në protestë: Pushtetarët mendojnë për oligarkët jo për popullin!

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kundërshtojnë projektin për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar pasi u kalon përmes tokave të tyre ndërkohë që sipas tyre shteti nuk i dëmshpërblen. Banorët kërkojnë transparencë mbi projektin si dhe dësmshpërblim me vlerën e tregut. Ata i bënë thirrje drejtuesit të ALUIZNI-t, Artan Lame që të nisë sa më shpejt legalizimi i banesave.

Në një prononcim për mediat banorët u shprehen të zhgënjyer nga shtetit teksa akuzuan qeverinë se nuk mendon për ta por vetëm për oligarkët. Ata dhe njëherë kërkuan dëmshpërblim sipas çmimit të tregut

“I bëj thirrje të shfuqizohet shkresa dhe të japi certifakatate shtëpive se ligji e përcakton shumë qartë. Nuk ka shku banesa te rruga po ka shkuar rruga te banesa. Shtëpia është ndërtuar para 30 vjetëve. Këto institucione nështrojnë dhe punonjësit që mos t’i bëjnë këto veprime. I bëj thirrje Artan Lamës që të nisë me legalizimet. Unë i di ligjet se i kam lexuar”, tha banori.

“Nuk ka pasur reagim po dhe po të ketë dihet reagimi i këtyre. Unë kërkoj dëmshpërblimin. Nuk kam kujt t’ja kërkoj. Këtu nuk ka shtet, shteti është i vdekur, pushtetarët mendojnë vetëm për oligarkët e vet dhe jo për popullin”, tha një tjetër banor.

About Redaksia

Check Also

Si e fshehu SPAK emrin e Amant Josifit, Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor …

Leave a Reply

Your email address will not be published.