DEKLARATË NË SELI E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKTARIKE, SALI BERISHA
Mirëdita!
Jam sot për të informuar opinionin publik shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet në botë, se opozta shqiptare, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forca të tjera opozitare nisin në datë 12 Nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer absolutar, regjimit të narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë, regjimit të partisë-shtet, regjimit të Edi Ramës.
Në të katërta anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës, në të katërta anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes karastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha dhe të papërmbajtura të fondeve buxhetore, të pasurive publike, të qytetarëve shqiptarë. Vjedhjet e buxheteve familjare nëpërmjet çmimeve të larta. Pabarazisë absolute para ligjit që sundon në Shqipëri.
Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjen me regjimin e partisë-shtet i cili në historinë kombëtare është regjimi më anti-shqiptar pas regjimit të Enver Hoxhës.
Unë kam besimin më të madh se të rinj, të rejat e Shqipërisë që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.
Ky është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve, ky është një plaçkistës i paskrupull nëpërmjet shtetit elektoral, patronazhistëve, grupe të tëra terroristë të kuq, nëpërmjet bandave kriminale dhe parave të drogës, i votës së shqiptarëve. Ky është një armik i egër i interesit kombëtar të shqiptarëve.
Se cili është Edi Rama në raport më interesin kombëtar të shqiptarëve e ka marrë vesh sot çdo shqiptar në Shqipëri dhe jashtë. Zbatimi i platformës së Belloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve. Daklaratat e tij se do zëvendësojë punëtorët shqiptarë me punëtorë të marrë nga Bangladeshi. Me të vërtetë një trafik i turpshëm, mafioz i qenieve njerëzore për në Europë.
Deklarata e tij se nuk lejon universitetet, studentët, nxënësit që kanë mbaruar me nota të ulëta sepse do marrë nga jashtë studentë. Deklarata e tij se ikin dhe për këtë fajin e ka Gjermania apo tjetër kush janë që të gjitha dëshmi e zbatimit nga ana e tij e politikës së Vaso Çubrolloviçit të kurorëzuar në mënyrën më të zezë, më të dhimbshme.
Nga viti 2014 deri më sot, janë larguar nga Shqipëria 27% e materies shqiptare, 27% e shqiptarëve. Nuk ka në histori një luftë civile që në një hark kohor të tillë të shkurtër, të ketë larguar nga vendi 27% të kombit apo shoqërisë.
Edi Rama është një antishqiptar i pakorrigjuar. Në samitin e fundit në Pragë, padroni i tij, në fjalën që do mbante në darkë, Aleksandër Vuçiç do i drejtohej audiencës: “Kam 17 vite që përpiqem me udhëheqjen politike të Kosovës dhe nuk arrij asnjë marrëveshje, ndërkohë me sivllaun tim binjak, Edi Rama biem dakord në çdo gjë dhe merremi vesh për çdo gjë.” Ky është Edi Rama për çdo shqiptar.
Pra në çdo plan dhe në çdo rrafsh ky nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë. Ky meriton të largohet një minutë e më parë. Pas Enver Hoxhës, edhe njëherë e theksoj, ky është armiku i dytë më i madh i lirive, qenies, votës, buxhetit familjar, buxhetit shtetëror dhe të gjithave me radhë.
Sot ne patëm një takim shumë të mirë me Z. Meta dhe me Z. Vasili, drejtues kryesor i Partisë së Lirisë. Nesër në një konferencë shtypi të përbashkët do ju informojmë ju mbi rezultatet e këtij takimi. Gjithçka është dhe do të jetë në funksion të betejës së madhe, në funksion të protestave, në mbështetje të plotë dhe totale të lëvizjes sindikaliste të universiteteve, në mbështetje të plotë dhe totale të bizneseve të vogla dhe përpjekjeve të tyre për të mbijetuar në kushtet më të vështira.
Ndaj dhe vendosa sot, siç kisha premtuar, që të komunikoja datën e protestës dhe do të mblidhet së shpejti “Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë”, do ketë takime të tjera me aleatët, do ketë takime me qytetarët, me grupe interesi, me të gjithë shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta për t’u bashkuar si kurrë më parë në protestën e madhe të datës 12 nëntor.
Faleminderi!