Qytetërimi në rënie të lirë

“Nga tregëtia e uteruesve tek polpeta e politikisht korrektes, Perëndimi e ka humbur arësyen”.

Intervistë me filozofin Michel Onfray

Nëpërmjet dritares së zyrës nga ku shkruaj, në Caen, shikoj Abacinë e Burrave. Nëse dal në ballkon, shikoj Abacinë e Grave. Disa qindra metra në vijë ajrore gjenden bastionet e kështjellës ku ngrihet ende një ndërtesë e mrekullueshme, Salla e Skakierave. Këtë ndërtesa, emblematike të artit anglo – norman, kanë 1000 vjet dhe i ndërtuan gjatë mbretërimit të Vilhelm Pushtuesit: të nisura në 1062 e në 1066, u konsakruan në 1130 e në 1077. Shikojmë prapa në shekullin e XIX: arkitekti katalanas Gaudí nisi ndërtimin e Sagrada Família në Barcelonë më 1882, vitin në të cilin Nietzsche botoi “Shkenca gaia” ku njoftonte vdekjen e Zotit. E konsakruar nga Benedikti i XVI më 7 nëntor të 2010, kisha ka pritur 137 vjet për lejen ndërtimore… Ky papë, për arësye shumë të errëta, u dorëhoq, fundi i veprave strukturore parashikohet për 2026 dhe ajo e punimeve për 2032! Ajo që Vilhelm Pushtuesi ndërtoi në 11 vite në shekullin e XI, burrat e shekullit të XIX, XX e XXI nuk e kanë përfunduar akoma. Nuk është një simbol?”.

Shpirt i lirë dhe libertar, i majtë, por antiprogresist, vokacion anarkist alla Proudhon, ateologu më i famshëm i Francës i regjistruar nga gazetat e gauche midis “neoreaksionarëve” për frondizmin e tij në favor të qytetërimit judeo – kristian, Michel Onfray kthehet me “Puissance et Décadence”, thuajse një vijim i asaj “Decadenza” (Ponte alle grazie) që i ka dhënë një sukses të konsiderueshëm publiku.

“Një prej shenjave të dekadencës është mohimi nga ana e dekadentëve”, rrëfen Onfray në këtë intervistë për “Il Foglio”. “Njerëz që sforcohen për të proklamuar se gjithçka shkon mirë e bëjnë sipas kriteresh pastërtisht sasiorë. Nuk jetojmë më gjatë? Rritja e moshës mesatare nuk është provë?”.

Rigjetja e një kutie plot me fletore shkolle e viteve ’50 e ka befasuar Onfray: “Midis asaj që jepej mësim dhe mësohej atëhere dhe polentës së korrektësisë politike e gllabëruar sot nga klasat parësore ku prioritet nuk është mësimi i gramatikës apo i ortografisë, por ajo e katekizmit wokist që për shembull i fton fëmijët të ndryshojnë seks sipas “zgjedhjes” së tyre apo t’i përziejnë plehërat në emër të ndryshimeve të klimës që ekziston prej miliona vitesh në planet, është i mundur një konfrontim? Kushtet e grave nuk janë përmirësuar? Po, sigurisht, tani mund të blejnë fëmijë nga gra të varfëra, që në këtë apo atë anë të planetit shesin ovocite dhe huazojnë uterusin e tyre. tani mund të zgjedhin fëmijët nga katalogu dhe mund edhe të përfitojnë edhe nga uljet për të blerë me një çmim okazioni, si gjatë Black Friday pranë klinikës ukrainase BioTexCom në 2021”.

Ama ka më shumë tolerancë. “Por toleranca nuk është bërë religjioni në pikën sa që nuk toleron në asgjë jashtë kësaj tolerance? Mendimi unik woke është injektuar nga Edukimi Kombëtar, nga universitetet që paraqesin militimin e tyre si shkencor, nga kërkimi i ashtuquajtur “shkencor” që subvencionon ushtarë të ideologjizuar, nga industria e kulturs masive, nga mediat në shërbim të publikut, nga bota e publicitetit dhe e kinemasë, nga bota e ekraneve. Megjithatë, në emër të tolerancës, kush i shpëton kësaj ideologjie dominuese kalon për një njeri të djathtë, pra të së djathtës ekstreme, pra fashiste, pra për një nazist që bën lojën e familjes Le Pen!”.

Onfray ka edhe për Vatikanin. “Kisha e Vatikanit të II heq dorë nga shenjtorja për t’u transformuar në shpërndarës të moralitetit moralizues. Në të njëjtën mënyrë me të cilën Diderot gjykoi rënien e kristianizmit duke vërejtur se prodhimi i midhjeve kishte rënë në shekullin e tij, mund të deduktohet se kristianizmi, që nuk është më në gjendje të kompletojë një katedrale në tre shekuj, është në një gjendje vdekjeje cerebrale. Në leksionet e tij të filosofisë së historisë, Hegel ka nxjerrë në dritë dinamikën e qytetërimeve. Të gjithë njohin pikturat sublime e shpellës Chauvet, rreshtimet parahistorike të megaliteve, piramidave egjiptiane, agoràsë greke, forumit romak, katedralet europiane. E gjitha kjo dëshmon se qytetërimet fshehin, rriten, jetojnë, njohin një moment kulmi, pastaj fillojnë një zbritje që rezulton një rënie përpara zhdukjes dhe të zëvendësimit me një tjetër moment midis një qytetërimi që largohet dhe një tjetri që vjen”.

Çfarë njofton qytetërimi jonë? Çfarë na thotë për atë që do ta pasojnë? “Mund të ketë akoma trazira për këtë Perëndim të kërcënuar nga qytetërime të tjera: në këtë luftë duhet të bëjmë hesapet me Kinën konfuciane, Afrikën animiste, Indinë hindù apo Turqinë myslimane, që po zhvillojnë strategji për fshirjen e tyre të Perëndimit judeo – kristian. Shtoj se demografia dëshmon në kuptimin e këtij abrogimi të Europës judeo – kristiane në favor të një territori ku islami do të jetë besimi fetar dominues”.

Onfray citon De Gaulle që thotë për Malraux: “‘Asnjë qytetërim nuk ka poseduar një pushtet të tillë dhe asnjëri nuk ka qenë kaq i huaj ndaj vlerave të tij. Pse të pushtohet Hëna, nëse është për t’u vetëvrarë?”. Malraux dhe De Gaulle panë që me majin ’68 rënia e qytetërimit tonë po percipitonte. Të dy kërkuan të reagojnë”.

Çfarë krize kulturore po jetojmë? Opinioni publik është i vetëdijshëm për krizën antropologjike? “Jo  dhe është një gjë krejtësisht normale, si vdekja e një mbretëreshe rreth100 vjeçare, është thjesht fundi i një bote pasi qyterimet janë të vdekshme, asnjë nuk duhet ta injorojë pasi Paul Valéry e ka formuluar qartë diagnozën. Qytetërimi ynë judeo – kristian ka 2000 vjet, do të bashkohet me qytetërimin greko – romak në varrezën e qytetërimeve të vdekura përkrah qytetërimeve asure, sumere, babilonase, egjiptiane, etj. Duhet t’i bëjmë vend një qytetërimi të ri që ka mundësi do të jeto ai i transhumanizmit të shpikur në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara”.

Sipas Onfray jemi në profecinë ontologjike të Michel Foucault tek “Fjalët dhe gjërat”: “‘Dhënia fund e njeriut”. Ky njeri i ri i ri është një krijesë e sintetizuar në veprën e Sade: pa Zot, pa shpirt, pa arbitër të lirë, pa moralitet, pa humanizëm, është një hero i “120 ditëve të Sodomas”, një lloj makine e dëshirës paskristiane që nuk ia ka frikën as Zotit, as djallit, që nuk i beson as parajsës, as ferrit, as të mirës dhe as të keqes”.

Nuk ka aty këtu xhepa rezistence ndaj këtij posmodernizmi? “Asgjë nuk i reziston vdekjes… Kur një njeri vdes, është bërë e mundur nga një fashë e cila bart në vetëvete trashëgimitë dhe e bën të mundur me pinjollët e saj. Wokizmi dhe cancel culture që përgatisin terrenin ndaj vazhdimësisë mbajnë nga qytetërimi që ai shkatërron një dispozitiv të madh: atë të ingranazhit të fajit, të rrëfimit, të vetëdijes së fajit, të rigjenerimit. Është horizonti i ambientalizmit që gëlon fundin e qytetërimit tonë”.

Në libër sulmoni mëmësinë surrogato. Çfarë domethënie ka? “Nihilizëm: kur qenia njerëzore bëhet një gjë e transformuar në mall, kjo është sepse eugjenetika qeveris. Të blesh fëmijë, të huazosh uteruese, të komercializosh ovocite dhe spermatozoidë, të abortosh deri në fund për motive psikosociale siç është votuar në Francë për Asamblenë Kombëtare, është të krijosh një eugjenetikë të pastër që të kujton më të keqen e shekullit të XX!”.

Cili është objektivi final i teorisë gjinore? “Të artificializojë jetën dhe ta deformojë, të fshijë natyrën në përfitim të kulturës, në mënyrë që kjo arteficë mund të manipulohet intelektualisht dhe të shitet komercialisht. Nëse nuk ka më as burrë dhe as grua, as mashkullore dhe as femërore, por vetëm projekte të të qenit burrë apo grua, sipas orës së ditës dhe momentit të jetës, atëhere çfarë të thuash për penisin dhe vaginën, për spermën dhe për vezën: Janë vetëm konstrukte kulturore? Ky nihilizëm prej mishi refuzohet sepse ndryshimi i seksit kalon nëpërmjet terapisë hormonale, e lidhur me kirurgjinë, gjë që demonstron se janë hormonet që hapin rrugën, domethënë një substancë natyrale, edhe kur sintetizohet në laborator”.

Megjithatë, Perëndimi sot mbrohet nga shumë. “Perëndimi është një planet, Europa judeokristiane dhe satelitët e saj: Amerikat, Australia, Zelanda e Re dhe të gjithë ata që jetojnë sipas parimit të kësaj Europe të ndjerë të ndërtuar nga kristianizmi. Si një fëmijë që i mbijeton vdekjes së prindërve të tij duke i sublimuar, kjo Europë e vdekur vazhdon të jetojë në Kaliforni, ku duke menduar për Musk, bosin e GAFAM, e ardhmja e planetit luhet nëpërmjet transhumanizmit”.

Ndërkaq proliferon një kundërshtar historik i qytetërimit europian: islami… Por ju shkruani se pushtuesit zbulojnë vetë një zonë që tashmë është e vdekur. “Islami bën punën e pastrimit të Europës dekadente”, na thotë Onfray. “Shtyn dhe rrëzon një mur tashmë të prishur dhe plot me të çara. Myslimanët që çojnë përpara një projekt zëvendësimi të qytetërimeve, domethënë doktrinarët e islamizmit, janë më pak të forta në vetë forcat e tyre sesa në dobësinë tonë. Islamistët kënaqen të jenë dakord me klikën tonë nihiliste: e kapin për fjale. “Mos humb rastin për të thënë se je i urryer, pasi kolonialistë, fashistë, petenistë, vishistë, antisemitë, kolaboracionistë? Ke plotësisht të drejtë, ja pse të urrejmë”, thonë islamistët”.

Po sikur, ndërsa shkruan, beteja është e humbur, pse ta luftosh? “Ajo që do të ndodhë është tashmë e shkruar në dy libra: “1984” e Orwell dhe “Bota e re” e Huxley. Mund të mos themi se nuk jeni paralajmëruar”.

Po Putini? “Është një shok religjioz, në mos teologjik, intraeuropian, një lloj lufte qytetërimesh e hapësirës gjeografike europiane që i kundërvihet me tre mënyra të qenit kristian: katolikë, protestantë, ortodoksë. Sot Europa është me frymëzim protestant, si Shtetet e Bashkuara. Katolicizmi proteston në mënyrë të dukshme me Papa Françeskun, një jezuit që punon për kozmopolitizmin, emigracionin dhe multikulturalizmin”.

Pse qëndroni në Normandi? “1000 vite rrënjosje…. rrjedh nga një viking i ardhur nga veriu, ka mundësi Danimarka, 1000 vite më parë. Është një arësye e thjeshtë dhe e përulët që nuk do ta lë”.

I drejtoheni imazhit të Titanikut. “Anija lëviz me një ritëm që nuk mund ta parandalojë përplasjen me ajsbergun. Përplasjet janë të pashmangshme. Kapiteni nuk mund të bëjë asgjë për ta penguar fatin e anijes së tij: të fikë motorët, të bëjë prapakthehu, të xhirojë sa të mundet nga e majta apo nga e djathta, asgjë nuk do ta ndihmonte, Titaiku po përplaset malin e akullit nga derivimi në det. Është e pashmangshme. Qytetërimi ynë po drejtohet drejt fatit të tij që është përplasja. Ka mënyra të ndryshme për të reaguar: panik, ulërima, të qara, lot, dridhje, natyra njerëzore që fiton përparësi, njeriun që nën një vernik të brishtë tregon se është vërtet një ujk për fqinjin e tij. Ajo që duket qytetërim dhe mirësjellje, moralitet dhe mirësjellje nuk zgjat më më shumë se 5 minuta përballë katastrofës. Shikojmë të lindë nga vorbulla e panikut profetë falsë që ngrenë zërin se duhet qetësuar: atë kanë zgjidhjen, ato janë zgjidhja. Janë njerëz providencialë: duhe t’i dëgjosh dhe gjithçka do të ecë mirë. Janë edhe varkat, le të ecim me rregull dhe derikur do të bindemi do të shpëtojnë të gjithë, do të shpëtojmë botën. Një zë i kthjellët bën me dije se varkat me rrema nuk do të mjaftojnë… Njeriu providencial ulëret se nuk duhet të dëgjohen zogjtlë e urimit të keq, Kasandrat janë hedhur në det si një prioritet. Sikur për rastësi të kishte një mundësi të vetme për të shpëtuar nga përplasja, do të ishte të ikej. Megjithatë, nuk ka asnjë. Një qytetërim nuk vdes për fajin e kujt e posedon, por sepse pushtuesit hyjnë në një zonë tashmë të vdekur, intelektualisht të korruptuar, shpirtërisht të kalbur, kulturalisht që gëlon nga krimbat, moralisht e dekompozuar. Askush nuk pushton kurrë gjë tjetër veç gërmadhave. Pulsioni i vdekjes e ka vrarë pulsionin e jetës. E puthim kobrën në buzë”.

Dhe akoma: “Shkolla që indoktrionon qysh nga mosha e hershme, kërkimi që nuk gjen tjetër të bëjë veçse të dekorohet nga puplat e shkencës për të zhvilluar veprën e gardianit të fesë së vërtetë. Duhet të ruhemi nga mashtrimet. Logjika e kalit të Trojës i mundëson aktorëve të dekadencës të anacojnë me pretekstin e ndjenjave të mira. Ekologjia urbane, që injoron gjithçka ka të bëjë me natyrën dhe lidhjet e saj me kozmosin, rezulton krahu i armatosur me hibridizimin, përfshi seksualitetin, hibridizimin dhe kozmopolitimzin, që shpërbëhen në acidin e asaj që mbetej në komunitetin në avantazh të një mbivendosjeje individualitetesh narciziste, egoiste, injorante, por, ajo që vlen, konsumistike, me vdekjen”.

Transatlantiku i radhës do të jetë ai i transhumanizmit? “Jemi në mes: Titaniku po mbytet, anija e radhës është në horizont. Ndërkaq, mbetet aksioni zhirondin që është ndërtimi i rezistencës ndaj metastazave të nihilizmit. Të fillohet të bëhet që dekadenca të mos na prekë do të ishte tashmë shumë. Boétie na ka mësuar se servitudi ynë është vullnetar”.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Si nisi revolta e Qafë Barit më 22 maj 1984

Nga Bedri BLLOSHMI Revolta në burgun e Qafë Barit nisi më 22 maj 1984. Atë …

Leave a Reply