Mesazhi i prokurorit italian për mashtrimet me bursa fiktive: “Mos u bëni të pangopur”

“Mos u bëni të pangopur”! Ky është mesazhi i prokurorit Italian Raffaele Tito në konferencën e përbashkët për median mes SPAK dhe prokurorisë italiane për të dhënë detaje nga operacioni “Fitimet e ëndërruara”.

“”Nuk besojmë se do të rekuperojmë paratë. Mekanizmi i bitcoin na tregon se është shumë e vështirë të rekuperohet kjo para por duhet të paralajmëroj të gjithë që të investoni në institute të certifikuara nga autoritetet shtetërore. Duhet të kesh respekt për paranë. Mos u bëni të pangopur. Kur ka fitime të shpejta kuptohet që ka diçka që nuk shkon”, tha prokurori Italian.

Nga hetimet është rezultuar se italianët e mashtruar deri tani janë 220 por shifrat mund të shkojnë deri në 1200.

About Redaksia

Check Also

Partia e Lirisë në kurthet e Sigurimit të Shtetit, sot SPAK

“RD” Nuk është hera e parë që mes Metës dhe Kryemadhit ka debate politike. Kur …

Leave a Reply