“Shkelje e barazisë në tendera”, ish-drejtoresha e ARRSH merret e pandehur nga SPAK

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, është zyrtarisht e pandehur nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për hetimet që po zhvillohen për tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë, raporton Klan News.

Sonila Qato u paraqit në SPAK paraditen e sotme e shoqëruar nga avokati i saj, të cilës iu komunikua akuza.

Sonila Qato u paraqit në SPAK edhe në fillim të muajit tetor, pasi ishte thirrur për të dhënë deklarime.

Hetimet ndaj Qatos po zhvillohen për shkak të kallëzimit që është bërë nga një kompani ndërtimi dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Sipas KLSH, ka dyshimet që me tenderin e kësaj rruge ka abuzime në vlerën 5 milionë Euro. Ndërsa në kallëzimin e kompanisë, kjo e fundit pretendon se është skualifikuar nga gara për tenderin në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të ligjit.

About Redaksia

Check Also

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar …

Leave a Reply