Rama hakmerret politikisht ndaj deputetit të PD, i bllokon biznesin! SPAK të veprojë

Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja Floriana Garo

I kapur me vjedhje të rënda nga bregdeti për miqtë e tij, e deri tek inceneratorët me 430 milionë euro, Edi Rama është verbuar jo vetëm nga makutëria, por dhe nga hakmarrja e verbër politike.

Pas denoncimeve me fakte nga deputeti Agron Shehaj, ai së fundmi bllokoi, pa urdhër prokurorie dhe pa vendim gjykate, punën në biznesin e deputetit Shehaj, preteksti:
“pse kish marrë zyra tek një ndërtim pa leje”.

Dmth fajin për paligjshmërinë e ka qeraxhiu, dhe jo banda e Edi Ramës që ndërkohë fusin në burg njerëzit edhe për meremetime ballkoni.

Salillarin e tij me pallat pa leje, Edi Rama as nuk e burgosi e as i bllokoi biznesin, por i dha 8 milionë euro para publike vetëm muajin e fundit!

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin e hakmarrjes primitive të Edi Ramës ndaj deputetit të saj Agron Shehaj.

Bllokimi i biznesit pa vendim gjykate është vepër penale dhe prokuroria nuk mund të rrije duarkryq kur vëren këtë shkelje ligji vetëm se keqbërësi quhet Edi Rama.

Shteti ligjor duhet të veprojë!

Duhen hetime dhe ndëshkime për shkelësit e ligjit dhe ndjesë publike dhe kompensim të drejtë për të dëmtuarin.

Këtë kërkon shteti ligjor !

Nëse SKAPI mbyll sytë nga frika e Edi Ramës, pastaj nuk kemi të bëjmë me shtet ligjor por me produkt të shëmtuar të reformes së George Soros!

Partia Demokratike kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të biznesit të deputetit Shehaj dhe dëmshpërblim për humbjet e rënda që i ka krijuar mbyllja e paligjshme e biznesit

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.