Të burgosurit politikë kundër ligjit të hapjes së dosjeve: Jo narcizmit klasor politik!

Shoqëria Civile & Shoqatat e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë kanë reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin politik  për dërgimin në votim të dy kandidaturavë për avokat populli, duke përjashtuar nga kandidaturat z.Besim Ndregjoni.

Shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë shkruan ndër të tjera se këmbana e alarmit që dhanë para disa ditësh në Parlament nga deputeti Belind Këlliqi, si dhe në media Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u kurorizua sot me vendimin politik të këtij grupi deputetësh, urrejtës ndaj të përndjekurve politikë.

Deklarata e plotë e Shoqëria Civile & Shoqatat e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë:

Jo narcizmit klasor politikë ndaj të Përndjekurve Politikë!

Shoqëria Civile & Shoqatat e  të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, u njoftuan sot me një vendim politik të paligjshëm me kushtetutë dhe rregullore të kuvendit  të një grupi deputetesh të parlamentit të cilët të mbledhur në fshetësi në një zyrë të Kuvendit ,  paskan vendosur që të dërgojnë për votim për Avokat Populli dy kanditatura , duke i mohuar të drejtën e votimit kanditaturës tone Zotit Besim Ndregjoni i cili në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe regullores së kuvendit ka kandituar dhe ka kaluar të gjitha proçedurat ligjore parlamentare, me mbështetjen e 29 deputetve të Kuvendit për të u votuar në Parlament. Shqetesimin tonë të ligjshëm për këtë  zhvillim sa të papritun aq edhe të pafalshëm të këtij grupi deputetësh  të papërgjegjshëm që janë mandatuar falë votes të përndjekurve politikë shqiptar e denojmë njëzëri dhe denoncojmë shkeljen kushtetuese dhe dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Kumbona e alarmit që dhanë para disa ditësh në Parlament, deputeti Belind Këlliqi, si dhe në media Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, si dhe letra e të Denuares Politike  bashkëshortja e poetit martir Havzi Nelës, Lvdie Nela, që i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasadores Yri Kim, dhe Ambasadors  Kristina Hofman, u kurorizua sot me vendimin politik të këtij grupi deputetësh , urrejtës ndaj të përndjekurve politikë. Si ashte e mundun qe politika e vendit tone ashte degjenerue deri ne nji shkalle  sa te pranoje “propozime” te ketilla? Si ashte e mundun qe deputetë ish të përndjekur politikë,  nuk ka gjete akoma forcen e nevojshme me veprue kunder nji atmosfere ku e keqja nuk  denohet e votojnë një vendim politikë në kundërshtim me kushtetutën kundra kanditaturës së elektoratit antikomunistë që i ka mandatuar.? Shkalla e pafytyresise qe karakterizon “tendencen” me perfshi vendimin politikë të një grupi deputetetësh  mbi kushtetutën e vendit kalon çdo kufi moral dhe ligjor. E para, kush ashte ai ose ajo qe ka te drejten me “ i ndalu votimin qytetarit” e kryem nga kushdo qofte, kur ai ose ajo nuk ka qene viktime e krimit komunist? Kush ashte ai ose ajo qe ka autoritetin moral me i ndalu voten kanditatit përfaqësues i 6000 të zhdukurve të komunizmit, të 36.000 te burgosuneve politike; ne emen te ma shume se 50.000 pleqve, grave e femijeve te debuem e te internuem per  45 vjet me rradhe ne zonat ma te veshtira te vendit, ku u mbyllen femijte e femijeve te qofte ish personaliteteve politike kundershtare te rregjimit komunist, qofte ata te arratisunve te thjeshte,e qytetare te pafajshem? E dyta, si ashte e mundun që nji “grup deputetësh ” te aprovohet ne nji sistem ku Kushtetuta ashte ligji themeltar i vendit, dhe esenca e ketij ligji ashte mbrojtja e jetes dhe lirise se qytetareve? Me nji fjale,te mohohet e drejta e qytetarit te lire me u votuar  Nji tendence e ketill ashte absurde ne formen e saj dhe perverse ne substance!

Dhe kjo mjafton qe vendi i jone te mos ngrihet kurre ne kambe me nji shoqeni civile te ndergjegjshme per rolin e saj: nji shoqenie njerezishme, tolerante, e permbi te gjitha jo e dhuneshme: “qytetarin”pjesemarres e “qytetarine”!

Pjesemarrja koshiente lufton sundimtaret e keqij dhe sherbetoret e tyne me pagese, lufton atmosferen ku ata mashtrojne veten, dhe nuk lejon perseritjen e se kaluemes Ne se e kaluemja kishte ne esence nji element tragjik, perseritja e saj tek ne do te ishte vetem nji komedi fatale!

A mund te na vjedhin “shpresen” e na te rrijme indiferente? Amundet te na mashtrojne dhe te mos shqetesohemi? Si do te dalim nga kjo gjendje?… Si dote zhdukim anormalitetitn e politikes? Si t’iu kthejme njerezve shpresen per te ardhmen?Ky ashte ndergjegjsimi, hapi i pare i zgjidhjes. Njeriu duhet te jete koshient dhe i bindun per drejtesine e kauzes qe mbron para se te aktivizohet…qe ashte hapi i dyte.

Vendimi politik i këtij grupi deputetesh narcist ndaj të përndjekurve  ashte shume shqetesues!

Po te vertetohej,kjo “anderr e keqe” do te perbante nji nga turpet ma te medha ne historine tone kombetare. Do te ishte nji njolle e pashlyeshme per te gjithe neve te rezistences anti-komuniste. Edhe te vdekunit nga varri do te protestojshin kete padrejtesi monumentale. Tashti, ajo qe mbetet nga sulmi pro-komunist ashte kerkesa per ri-arrestimin tone, te gjithe neve, “per fajet e se kaluemes”.…e te mbushen burgjet perseri….me viktimet e se djeshmes  tragjike!

Jetojme ne boten e absurdit? Me te vertete jemi jashte aftesise sone me perceptue nji monstruozitet  te ketill! I bëjmë thirrje të 59 deputetve të opozitës: Pronocohuni publikisht duke denuar vendimin urrejtës, dhe narcist të këtij grupi deputetësh që të mohon të drejtën e zgjedhjes dhe të votimit. Mos lejoni asnjëlloj individi klerofil dhe narcist ndaj të mbijetuarve të komunizmit.Na lejoni të jemi qytetarë me shanse të barabarta, neve që denuam urretjen dhe përçuam paqen,

Demokraci me votë dhe jo me vendime politike.

About Redaksia

Check Also

Akuza për vrasjet në Elabasan, Ambasada e SHBA paralajmërim për Ballën

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.