Tufa nxjerr bllof farsën ndaj Metës: I.M është nga Librazhdi, vetëm emrin ka të përbashkët

Shkrimtari Agron Tufa, i cili ka fituar Azil politik në një vend europian  pas  sulmeve dhe kërkcënime me jetë nga eksponentë të Partisë në pushtet, thotë se ligji i dosjeve është vetëm propagandë e qeverisë që u iniciua nga një e-mail anonim me qëllimin e vetëm për të goditur Ilir Metën.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Tufa tha se, prej kohësh ka denoncuar me emra dhe mbiemra mbi bazën e dokumenteve origjinale edhe njerëz të njohur në politikës, por nuk u morën parasysh nga Autoriteti i Dosjeve.

Sipas tij, e gjithë skema u bë për të goditur Metën për interesa politike, ndërkohë që I.M për të cilin përflitet Meta është një person nga Librazhdi që vetëm emrin ka të përbashkët me ish-presidentin.

“Personi që vazhdon të mbahet ende në gojë, është një emër tjetër homonim dhe është nga Librazhdi.  Për këtë kam burime të tjera. Turpi i votimit të këtij ligji është se po bëhet një lojë. Ky ligj i mbyll hermetikisht dosjet ngre një çështje njerëzore për ndërgjegjen qytetare: pse kufizohen vetëm tek bashkëpunëtorët, po për oficerë e sigurimit të shtetit që sot drejtojnë institucione të shoqërisë”, tha Tufa.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi misionarë, beteja të mëdha na presin!

Duke folur nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, sot u faktua …

Leave a Reply

Your email address will not be published.