Ish-drejtoresha e ARRSH thirret në SPAK për shpërdorim detyre

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ajo do të njihet me akuzën që është ngritur ndaj saj, asaj të ‘shpërdorimit të detyrës’, pas një kallëzimi të ngritur ndaj saj nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera. Qato mbërriti mëngjesin e sotëm në SPAK me avokatin e saj dhe pritet që pas daljes nga institucioni, të ketë një deklaratë për mediat e pranishme.

Kjo është hera e dytë që Qato është paraqitur në SPAK. Arsyeja e parë që Qato u thirr në SPAK lidhet me një kallëzim që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe e dyta për tenderin Kardhiq-Delvine. Në janar të vitit 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për ish-Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Sonila Qato dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Sipas KLSH-së, ata shkelën procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 19 milionë euro, i cili u anulua në gusht 2019 pasi kompania Gjoka Konstruksion ishte skualifikuar 2 herë.

Asokohe, ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzonte median për spekulim mbi procedurat e ndjekura. Qato u dorëhoq nga detyra në shtator të vitit 2019.

About Redaksia

Check Also

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar …

Leave a Reply