“Vula” e PD, Berisha: Gjykatësja Muçi shiti veten për ata që dorëzuan padinë

Kryetari i PD, Sali Berisha ishte i ftuar këtë të mërkurë në ‘Debat’ nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku ndër të tjera ai foli për padinë në gjykatë mbi çështjen e vulës së partisë.

Ai theksoi se në këtë çështje, gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Berisha shkoi edhe më tej duke thënë se, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja.

“Ata që shpresojnë te Edi Rama, shpresojnë te Edi Rama dhe ajo është zgjidhja e tyre. Të mendosh se gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë.

Ajo u urdhërua të marrë atë vendim nga Edi Rama. Siç kam denoncuar dhe siç e ka pohuar edhe vetë nga zonja Kim, nëpërmjet Erjon Veliajt, të cilit i kërkoi të bëjë gjithçka për të shpallur palë ata që nuk ishin palë. Veliaj kontrollonte Vettingun e gjykatëses Muçi. Kjo është një nga aferat më korruptive”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me Ramën Shqipëria në rrezikun e saj më të madh ekzistencial!

Nga protesta e opozitës, Berisha tha se Shqipëria vuan nga rreziku më i madh ekzistencial …

Leave a Reply

Your email address will not be published.