Berisha: Bashkë me Metën do të mbështesim kandidatin që fiton primaret në Tiranë

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sonte se do të mbështesë kandidatin që do të fitojë primaret në Tiranë.

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sot në “Open” në News24 dhe kandidaturat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ajo e Belind Këlliçit dhe mjekut Ilir Alimehmeti. Berisha tha se mbështet kandidimin e secilit që plotëson kushtet dhe se do mbështesë kandidatin që do dalë nga primaret.

Duke kujtuar 2011, Berisha tha se sot do ketë tjetër përballje dhe paralajëmroi marrëveshje në ditët në vazhdim me forca të tjera politike.

Berisha: Absolutisht nuk është diskutuar me z. Meta për kandidaturat. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të vendosur të pranojnë atë kandidat që do marrë më shumë vota në primare.

Unë mbështes kandidimin e secilit politikan që plotëson kushtet dhe kriteret. Secili anëtar të shoqërisë civile, por për qytetar të parë të Tiranës unë do mbështes kandidatin që do dalë nga primaret.

Ilir Alimehmeti është një mjek intelektual me reputacion që meriton plotësisht të kandidojë dhe nuk mund të bëhet një krahasim midis Alimehmetit dhe Erion zdromsit. Nuk mund t’i krahasosh.

Sulo: Dhe Halim Kosova i nderuar është?

Berisha: Mori 27 mijë vota mbi partinë.

Kishte një seri rrethanash. Ishte në kushtet kur qeveria mobilizoi gjithçka në favor. Tani do ketë tjetër përballje. Ne këtu qëndrojmë. Ka qenë i fuqishëm Edi Rama kur e nxorëm, kurse këtë do e nxjerrim, nuk ka të ardhme. Është një hajdut që e ka vendin në qeli. Me atë që ka bërë me djegësat e Tiranës është absolutisht një hajdut. Do e nxjerrim me votën e qytetarëve. Nuk jemi të përçarë. Sot jemi të bashkuar njëlloj si në 2011. Madje tani do bashkohemi me forca të tjera politike dhe ju do i shihni në ditët në vazhdim marrëveshjet.
Kandidatët pretendentë sot janë shumë kate mbi Bashën. Mund të flas për këtë. Halim Kosova ka marrë 27 mijë vota më shumë se PD në 2015.

Të themi atë që është. Koalicioni e kandidati janë të garantuar fitoren. Do shihni si koalicioni kur e nxorëm Ramën, e di un si e nxorëm.

Veliaj nxirret me lecka, nuk ka diskutim që ishte peshë më e rëndë, kishte avantazhin që ishim në qeveri e kishim faturën e pushtetit. Sa i përket Velisë është i humbur, i groposur në plehrat e Sharrës.

Opozita është e bashkuar. Në ditët në vijim do ketë marrëveshje me forca të tjera.

Asnjë politikan nuk ka propozuar Meta për Këshill të Tiranës. Jo emër. Këshilli të jetë institucion vibrant i fuqishëm i qytetarëve. Sot nuk e njeh kush as se ekziston këshill apo kryetare.
Berisha deklaroi sot në “Open” në News24 se javën që vjen do të dorëzojë në kuvend ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat.

Berisha: Unë kalova rubikonin. 9 vite pa pushte dhe pastaj rikthim. Nuk kam qenë ndonjëherë më i freskët se sot.

Sulo: Ju keni dy çështjes, non grata nga SHBA dhe z. Meta çështjen e dosjes së sigurimit. Ku e keni ju superioritetin moral ndaj atyre që akuzoni për mëkate?

Berisha: Në qoftë se ndonjëherë në jetë kam pasur epërsi morale absolute kam vetëm sot. U akuzova nga diplomati numër 1 i botës, kryediplomati i botës me firmë, për 1,2,3. Dola të nesërmen dhe i thashë se gjithçka është lobim korruptiv i George Soros. I bindur të jesh se sot dhe atëherë jam njeri që kam adhuruar SHBA-të, kam pasur marrëdhëniet intensive me atë vend dhe kur unë kam dalë, kam bërë atë deklaratë, e kam bërë vetëm e vetëm i motivuar nga një fakt se unë kurrë gënjeshtrën për të vërtetë nuk mund ta pranoja. Kur e kam bërë atë deklaratë kanë qenë një grusht i vogël njerëzish që nuk kanë besuar akuzat e Blinken ndaj Berishës. Sot pas 18-20 muajsh ka zero fakte. Jo vetëm tek unë, por zero fakte në Kongresin e SHBA-ve ku departamenti i shtetit me ligj është i detyruar të dorëzojë. E di pse, se ato janë të gjitha shpifje të mediave të Sorosit dhe raporteve të Ramës dhe kanë turp t’i nxjerrin sepse e dinë që janë shpifje. kanë bërë të gjitha verifikimet.

Në këtë studio zoti Escobar i ka deklaruar Sokol Ballës se ne do të sjellim dokumente. Dhe çfarë thashë unë, të sjellin çdo gjë. Se ne kemi dokumente, kurse dje shkëlqesia e tij, u bëri thirrje institucioneve shqiptare të hetojnë. Për çfarë të hetojnë. Unë e mirëpres thirrjen e tij, por i bëj thirrje Kongresit të SHBA-ve, unë ndihem më i fuqishëm se kurrë. Nuk do më ishte dhënë mundësia të dëshmoj për këto akuza. Dje i thoshte institucioneve shqiptare që po bënte ndërhyrje flagrante në institucionet e një vendi. Unë u bëj thirrje inst hetoni çdo gjë.

Javën që vjen dorëzoj në parlament ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat.

Rakipllari: Është antikushtetuese?

Bersha Ka një shteg. Shtegu është ky, kur një vendi i bëhet një problem madhor shumë, ka të drejtë edhe në Kushtetutë që të krijojë mekanizma të përkohshme. Nëse unë them që për 20 vite në prapaveprim, kryeministrat dhe ministrat nuk do kenë parashkrim, kjo e fiton të drejtën kushtetuese, për të përballuar një fenomen që po gërryen shoqërinë shqiptare. Nuk mund të jetë përherë. Në qoftë se i jep një afat kohor mirëveprimi është i mundshëm.

Unë do e dorëzoj ligjin. Unë këtu ftoj të gjithë partnerët të cilët janë të interesuar për luftën kundër korrupsionit të mbështesin kalimin e këtij ligji.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dumani u foli KLP-istëve sikur ta kishte nxjerrë Araniti nga hunda!

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetrari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar …

Leave a Reply