Boçi: Marrëveshja PD-PL, fillimi i ndërtimit të një morali të ri politik!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, gjatë një interviste për Mirela Milorin në Klan News ka folur në lidhje me marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Boçi tha se kjo marrëveshje është fillimi i ndërtimit të një morali të ri politik.

“Marrëveshja është fillimi i ndërtimit të një morali të ri politik. Moralet politike gjithmonë kanë dinamikat e tyre, ndryshojnë. E dimë shumë mirë skepticizmin e këtyre marrëdhënieve të historive, por ribërja e marrëveshjeve politike ribëhet mbi bazën e një pritje akoma më të mirë në raport me përmirësimin e imazhit që duhet të ketë politika tek njerëzit.

Kur marrëveshjet janë të tilla, të detajuara, të përcaktuara, nuk është çështje pragmatizmi, është vendosje e piketave të moralit, të një morali të pranueshëm politik, jo vetëm nga partitë politike që hyjnë në marrëveshje, por të pranueshme nga pjesa e opinionit.

Në fakt nga ana morale që një parti e madhe të ketë kandidatët e saj të dalë nga një proces siç është një proces zgjedhor prej saj dominon mbi moralet e tjera të emërimit, të përcaktimit, të subjektivitetit.

Morali tjetër i partisë që hyn në koalicion për të drejtuar një mini-parlament, parlamentin e qytetit në raport me lëshimet që ka bërë, duket e moralshme. Pra jemi në momentin e ndërtimit të këtij morali dhe ky moral ka pozitivitet”, u shpreh Boçi.

About Redaksia

Check Also

“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj …

Leave a Reply