Noka: Protesta e 12 nëntorit do t’i japë mesazh të qartë bandës në pushtet!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, komentoi në Syri Tv paralajmërimin e opozitës për protestë më 12 nëntor.

Noka deklaroi se kjo protestë vjen si pasojë e vlimit të pakënaqësisë nga e gjithë shoqëria shqiptare. Sipas tij, shqiptarët janë varfëruar e nëpërkëmbur nga banda në pushtet ndërsa shtoi se ka ardhur momenti t’i thonë STOP.

“Shqiptarët sot janë të vjedhur, të nëpërkëmbur, të shkelur, të varfëruar. Janë të uzurpuar nga mafia në pushtet.

Shqipëria po shpopullohet sepse misioni i kësaj qeveria është ‘vidh, shkelmo, blej, dhuno’. Shqiptarët, ka ardhur një moment t’i thonë ‘STOP’ kësaj batërdie.

12 nëntori do të jetë mesazh i qartë për bandën në pushtet, ‘ikni, lironi rrugë se fundi ju pret”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Budina: Rama-Veliaj nuk ikin vetë, t’i tërheqim zvarrë! Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve

Regjizori Edmond Budina duke marrë fjalën në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit …

Leave a Reply