Dështim historik i futbollit spanjoll në Ligën e Kampionëve

Edicioni aktual i Ligës së Kampionëve ishte një dështim i vërtetë për ekipet spanjolle. Tri nga katër skuadrat pjesëmarrëse janë eliminuar qysh në fazën e grupeve.

Barcelona, Sevilla dhe Atletico Madridi i dhanë fund herët garës më prestigjioze evropiane. I vetmi që u kualifikua në të tetën e finales ishte Real Madridi.

Që kur ka nisur riformimi me 4 skuadra pjesëmarrëse të një shteti në Champions, respektivisht nga sezoni 1999/2000, nuk kishte ndodhur kurrë që Spanja ta ketë veç një skuadër në mesin e 16 më të mirave në fazën eliminuese.

Pa dyshim, ky ishte një sezon për t’u harruar për ekipet spanjolle, të cilat do të jenë më të përfaqësuara në Ligën e Evropës.

About Redaksia

Check Also

“Rezultat i madh”, Ancelotti: Sakrifikuam, Guardiola: Nuk kam asnjë peng!

Reali theu një mitin në “Etihat”, ndërsa Ancelotti vendosi një tjetër rekord, kjo është hera …

Leave a Reply