Nga Adriana KALAJA
A e di Yuri Kim se gjyqtari Sokol Dadushi është i biri këtij që ka dënuar njerëz të pafajshëm me vdekje si poetët Vilson Blloshmi fhe Genc Leka?
Po që vetë ky gjyqtar ka qënë hetues në Rrethit e Vlorës në vitin 1986 ku ka torturuar njerëz të pafajshëm në frymën e vijës politike të diktatorit Enver dhe për këtë ka shumë akuza nga viktimat e tij?
A e di znj. Kim se të ishe hetues duhet të ishe pjesë e sigurimit tē shtetit dhe se hetuesit përgatiteshin në shkollën e sigurimit?
Po që ky si pjesë e grupit të punës që ka punuar për Reformën në Drejtësi nuk duhet të emërohej në asnjë pozicion në “Drejtësinë e Re”?
Po që vetingu këtij gjyqtari nuk është bërë publik në kundërshrim me dispozirat ligjore?
Po që bashkëshortja e këtij gjyqtari, megjithëse me probleme në shkallën e parë të vetingut, u konfirmua në sistem pasi nuk u bë ankim megjithëse kishte vendim pakice në shkallë të parë?
Po që për bashkëshorten e këtij gjyqtari ksnë ndërhyrë Fatmir Xhafaj (po hetues me viktima si miku i tij Sadushi) dhe Theo Jacobs?
Ja kush po bēn “Drejtësinë e Re” dhe “hapjen” e dosjeve.
T’ja çojë dikush AliBardhëve të Skifterit Lulzim meqenëse po sqarojnë intelektualët se po “hapin” dosjet por nuk do hapen ashtu si mashtruan publikun.
Ja kshu kshu.
Ps: I bëra shënim fletëve se e para me ka rastisur që mi ksnë marrë pa leje dhe e dyta jam akuzuar se i “marr” nga disa delirantë që i duket vetja se i dinë të gjitha.