Berisha: Marrëveshja me Partinë e Lirisë i jep fund monizmit!

Kryetari I PD, Sali Berisha tha se, marrëveshja me Partinë e Lirisë i jep fund monizmit. Ai tha se, është marrëveshja që do nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, njeriu që e shndërroi Tiranën në qytetin me ajrin më të pistë në 10 vendet e fundit në botë.

“Marrëveshja e djeshme është historike. Është marrëveshja që do i japë fund monizmit, është marrëveshja që do nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, njeriu që e shndërroi Tiranën në qytetin me ajrin më të pistë në 10 vendet e fundit në botë. Ajri i ndotur do të thotë kancer, ajër kancerogjen.

Që krijoi në Tiranë me kullat e tij, zonat me dendësinë më maksimale të popullatës, që nuk i gjen në asnjë vend të Europës.

Që mashtron në çdo hap qytetarët shqiptarë.

Që i vodhi në mënyrë monstruoze. E shndërroi fushën e Sharrës në një minierë flirori për veten dhe Edi Ramën.

Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PD dhe PL”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply