Berisha: Rama të japë dorëheqjen, skandali me avionin privat shkon të paktën 22 milionë euro

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për shtyp se, skandali mi Ramës me avionin privat shkon të paktën 22 milionë euro. Ai kërkoi dorëheqjen e tij.

“Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij.

Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit.

‘Ismaili’ është një avion i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro në një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin.

Ndaj këtij skandali reagoi me gjuhën e tij karakteristike, tha se ka dhënë sqarime. Por ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro.

Që tejkalon jashtë çdo lloj limiti, abuzivitetin më maksimal.

Avion në dispozicion kanë emirë dhe sheikë, por zor të gjendet një prej tyre që ka fluturuar 137 herë me avion në dispozicion. Askush. Këtu është përdorur avioni për vikende, për qoka. Këtu është përdorur avioni në mënyrën më abuzive.

Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të mos presë ta heqin qytetarët e zemëruar shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja e trafikut të kokainës të Olsi Ramës

Bardhi: Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar …

Leave a Reply