Berisha: Rama 137 udhëtme me avion taksi, ka udhëtuar më shumë se presidenti amerikan

Më lejoni t’ju informoj statistikën e fundit, që tejkalon çdo imagjinatë. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi.

Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës.

Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për vikende, për udhëtime boshe, etj.

Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me çartë, por me linjë tregtare. Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare.

About Redaksia

Check Also

Noka: Drejtorët që zëvendësuan ata të aferës 5D u emëruan me telefon nga burgu

Deputeti i PD, Flamur Noka, në një fjalim në parlament, bëri një deklaratë të fortë. …

Leave a Reply