Berisha: Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për shtyp, u shpreh se, Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta. Ai tha se, revolta po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës.

“Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës.

Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohta e mjerimit sepse nuk9 siguron kafshatën dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij. Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/Balluku firmos: Veliaj fajtor për inceneratorin e Tiranës

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë, Në 24 …

Leave a Reply