“Gomari” na doli që jo vetëm “fluturoka”, por dhe qëndroka me ditë në ajër

Nga Luçiano BOÇI

FLUTURON GOMARI

Të gjithë besoj e kemi lozur atë lojën që na shkrinte së qeshuri kur ishim të vegjël, “Fluturon, fluturon”!

Vendosnim gishtat në tokë dhe lojtari i rradhës “bërtiste”, duke ngritur gishtin lart, objektin që pretendonte se fluturonte.

Ai që gabonte, penalizohej.

E qeshura jonë arrinte kulmin sidomos në rast se dikushi nga folësat lëshonte thirrjen “Fluturon gomari…me gjithë kosha” dhe ndonjë nga pjesëmarrësit ngrinte dhe ai gishtin.

M’u kujtua kjo histori sapo lexova që Kryeministri ynë na u lëshoka një herë në tre ditë si i çartur me çarter personal në qiellin e pamatë me lekë që i harxhon pa fund.

Fëmijërisë sonë kështu iu rrëzua tanimë dhe një mit i së qeshurës së sinqertë.

“Gomari” na doli që, jo vetëm “fluturoka”, por dhe qëndroka me ditë në ajër, duke shkrirë lekët e xhepave të shqiptarëve!

Respekt për gomarin e vërtetë të fëmijërisë sime që na gëzonte pa masë me fluturimin e tij imagjinar!

About Redaksia

Check Also

Manjani-Ballës: Përse u vra avokati Rafik Gurra?

Nga Ylli MANJANI Ravik Gurra në kursin tonë në Fakultet ishte hazërxhevap. Nuk ta përtonte …

Leave a Reply

Your email address will not be published.