Grupi i Bashës drejt krijimit të një partie të re me emrin “Vatra Demokratike”

Grupi i Bashës po mendon krijimin e një partie të re, ndërsa bisedimet për gjeten e një konsensusi me shumicën në PD vazhdojnë. Edhe për krijimin e forcës së re deputetët rreth Bashës janë të ndarë.

Ndërsa një pjesë e këtyre deputetëve mendojnë krijimin e një foce të re politike duke ofruar si emër “Vatra Demokratike” një pjesë tjetër e deputetëve janë skeptikë nëse mund të bëjnë parti me Bashën dhe Aibeajn.

Basha ka tashmë probleme edhe me vetë Alibeajn Në një votim të bërë brenda këtij grupi deputetësh pak ditë më parë pati një përplasje votash mes kandidatit që mbështeste Basha për Avokat të Popullit dhe kandidatit që mbështeste Aibeaj.Pas votimit, grupi u nda në dysh, ndërsa kandidati i Bashës mori disa vota më tepër sea i Alibeajt, që u rëzua.

Pas kësaj krisje erdhi edhe kërkesa e Badhit për të gjetur një kompromis me shumicën në PD dhe mënyrën se si ata do të afrohen në zgjedhjet e 14 majit. Disa nga emrat afër Bashës duan që të heqin primaret dhe kandidatët ti vendosin në tryezë, gjë që bie në kundërshtim me parimet e PD të rithemeluar ku për kandidatët do të vendosë anëtarësia me votim.

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka ofruar grupit të deputetëve integrimin në PD si pjesë e fraksionit që njihet nga statuti i PD.

“Nuk ka njoftime zyrtare sepse janë brenda grupit. Janë brenda partisë. Janë brenda anëtarëve të një partie. Këto janë midis partive të ndryshme. Gjithçka është në kuadrin e një statuti të një partie.

Me këtë statut ata kanë çdo të drejtë që ka Paloka apo Berisha. Në qoftë se ata grupohen në një platformë të tyre, kanë të drejtë të shpallin fraksionin. Kur statuti u njeh të drejtën e fraksionit, statuti i lejon ata të kenë mendimet e tyre, t’i paraqesin mendimet e tyre dhe t’i debatojnë mendimet e tyre.

Zgjidhja e problemit është brenda statutit. Kanë të drejtë të krijojnë fraksion pa më pyetur e pa marrë leje nga askush. Se çfarë pretendon ai është krejt tjetër, por Statuti nuk përjashton njeri. Berisha mund të donte që disa prej tyre të ishin jashtë PD, por statuti nuk pranon përjashtimin,” – tha Berisha.

“Secili prej tyre ka të drejtë të kandidojë për kryetar bashkie e të propozojë emra për kryetarë apo këshilltarë. Këtu është krejt tjetër. Askush me gjithë qëndrimin e tyre nuk mund t’i përjashtojë. Kemi një statut demokratik që pranon fraksionin.

Unë i ftoj të përfitojnë nga të gjitha të drejtat që u njeh statuti. Nuk u them krijoni fraksion. Për të treguar se janë të mbrojtur. Në primare do votojnë simpatizantë dhe anëtarësia. U shkelmua statuti nga Basha e u krijuan probleme” – tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj …

Leave a Reply