Ish-ministri: Në protestë na ka ftuar Ed Charteri!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në rrjete sociale ka reaguar sërish për fluturimet e kryeministrit Edi Rama me charter dhe shpenzimet marramendëse.

Manjani shprehet se me gjysmën e këtyre parave do të ishin indeksuar pensionet ndërsa shton se nëse do përdoreshin të gjitha, pensionet edhe do të rriteshin.

Ylli Manjani thekson se në këto kushte, kur qeveria po abuzon me qytetarët, protestën nuk e thërret opozita, por Ed Charteri.

“1. Me gjysmën e parave të harxhuara për charterin,do ishin indeksuar pensionet.

Le pastaj po të përdoreshin të 20 milionët e eurove vetëm për pensionistët..! Do kishte edhe për një rritje pensioni..

Po s’është e thënë. Ed Charteri kushton më shumë se 600 000 pensionistë.

2. Data 12 nëntor koinçidon me datën kur do jenë harxhuar 800 kë. Me 13 fillon faturimi jo më me 42, por me 44 lekë/kë.

Kuptohet pa TVSH…

Në këto kushte, protestën nuk e thërret më opozita, por Ed Charteri. Po na fton të gjithëve të protestojmë”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply