Noka: Dënimi i Frrokajt, pjesë e fushatës së Ramës! Pse nuk hetohen kryebashkiakët e Rilindjes?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas dënimit të ish-kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Noka e cilëkson këtë dënim si pjesë të fushatës së Ramës. Në reagimin e tij, Noka shtron pyetjen, pse nuk hetohen kryebashkiakët e Rilindjes?

Reagimi i Nokës

Dënimi i Fran Frrokajt sot nga gjykata, është i dëshiruar nga qeveria dhe levat e Edi Ramës, që e kanë shtuar presionin ndaj bashkiakëve demokratë në vigjilje të fushatës për zgjedhjet vendore. Rama synon të trembë e të pengojë faktorët opozitarë, një mënyrë byzantine e njohur tanimë, e përdorur nga ai prej kohësh.

Ndërkaq, nuk ka se si të mos vihet re që:
-Kryebashkiakë socialistë që kanë sjellë falimentimin e njësive të tyre vendore

– Janë përfshirë në aferën më të madhe korruptive në vend, të inceneratorëve.

– Nuk preken nga drejtësia, madje janë në krye të përpjekjes së Rilindjes për të mbajtur sërish pushtetin me cdo kusht e me çdo mjet.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë, e në veçanti SPAK-ut, të shohë e të shqyrtojë abuzimin dhe korrupsionin madhor të shumë prej të besuarve të Ramës nëpër bashkitë e vendit!
Mbrojtja kryeministrore që u ofrohet atyre, nuk mund të sjellë pandëshkueshmëri.

Ligji duhet të funksionojë pa ndikim e pa selektim, ndërsa drejtësinë e vërtetë do ta bëjnë qytetarët me votën e tyre më 14 Maj.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply