U filmua duke thithur kokainë, Rama e rikonfirmon për kryebashkiak

Kryeministri Edi Rama në Bulqizë i thuri lavde kryebashkiakut Lefter Alla, duke lënë të nënkuptohet se mund të rikandidojë.
“Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin nuk është një autoritet që merret me rrugë, ujësjellës dhe kanalizime, por duhet të futet me thellë për bashkëpunimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit”, tha Rama.
Kujtojmë se ish-mësuesi i fizkulturës, i cili u bë biznesmen dhe pronar minierash, u bë i njohur për opinionin publik nga një video duke thithur kokainë.
Kryebashkiaku Lefter Alla u shfaq në një video teksa konsumonte kokainë, ndërsa ishte deputeti demokrat, Ervin Salianji, që bëri denoncimin.
Më vonë investimet qesharake të Allës u bënë subjekt memesh në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply