Rama pas inaugurimit të rrugës së Dibrës: Nuk ka mbaruar akoma

Kryeministri Edi Rama në një takim në Dibër, u shpreh se këtë vit ky qark është vizituar nga 26 mijë turistë

Sipas tij një numër i tillë turistësh vetëm para pak vitesh ishte i paimagjinueshëm.

Rama foli gjithashtu edhe për rrugën e Arbrit ku tha se punimet po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit.

“26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë , kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. Me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë, po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin, kemi një problematik shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.