Aleanca para SPAK: Të vendosur për ta çuar deri në fund çështjen e Teatrit!

Përfaqësues të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit janë mbledhur përsëri sot para ndërtesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe në tubimin e sotëm, ata deklaruan se do ta çojnë deri në fund këtë çështje pavarësisht provokimeve.

“Sikundër e kemi thënë ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund çështjen e Teatrit Kombëtar sepse parregullsia, paligjshmëria, korrupsioni i mafies së këtij vendi është i padiskutueshëm dhe i dukshëm, i dukshëm në çdo gjë. Shtoi pastaj këtij korrupsioni edhe udhëtimet me çarter, shtoi edhe inceneratorët shtoi edhe të gjitha abuzimet që bëhen në këtë vend; tregon që drejtësia në këtë vend nuk funksionon dhe ta dinë mirë që ne nuk do të tërhiqemi me gjithë provokimet që na bën pushteti. Ju e vutë re, e patë se si vijnë e na provokojnë këtu. Ne nuk do të tërhiqemi, çfarëdolloj provokimesh, çfarëdolloj kërcënimesh që të na bëjnë. Ne çështjen e Teatrit Kombëtar do ta çojmë deri në fund. Teatri aty dhe ashtu siç ishte”, u shpreh para mediave Edmond Budina.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë disa padi në SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

About Redaksia

Check Also

SPAK: Bardhi nuk ka shpifur për akuzat ndaj Olsi Ramës tek kokaina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi …

Leave a Reply