Berisha: Rama po shkatërron industrinë e birrës për të favorizuar vëllezërit Kariç të Vuçiçit

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, Edi Rama po shkatërron industrinë e birrës në Shqipëri për të favorizuar vëllezërit serbë Kariç. Ai tha se, pas këtyre vëllezërve qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ai është bërë zëdhënës i vëllezërve Kariç të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre, ai po mbyll dhe po falimenton të gjithë industrinë e birrës të krijuar këto 30 vite në Shqipëri, duke lënë pa punë mijëra familje, të cilat jetojnë duke punuar në sektorë të kësaj industrie.

Këtë e bën direkt vetëm për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur, për interesa të vëllezërve Kariç, të sanksionuar.

Edi Rama duhet të japë dorëheqje për mega-aferën e tmerrshme të portit të Durrësit, që ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç”, tha Berisha, duke risjellë në vëmendjen faktin se e njëjta kompani pati premtuar një investim të ngjashëm astronomik në Beograd, por përfundoi duke hedhur vetëm disa miliona euro.

About Redaksia

Check Also

SHISH përgjoi blerjen e votave në Kukës me tenderat fiktiv të OSHEE, Rama…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim publik, duke lëshuar akuza për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *