Berisha: Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Ramës me çarter

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur sërish sot për skandalin e udhëtimeve të Ramës me charter. Berisha u shpreh se, nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime.

Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter.

22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite.

Një gjakpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve.

Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, pacaka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi.

Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve.

Edi Rama për të mbuluar këtë skandal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore. Por as me këto nuk i largon këto. Ai duhet të largohet si kryeministër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj …

Leave a Reply