“Foltorja ime”/ Qytetari: 5 vite nëpër dyert e institucioneve për pronën time, asnjë zgjidhje

Partia Demokratike vazhdoi traditën e Foltores së hapur. Këtë herë ishte një qytetar nga Korça, i cili nga foltorja e PD, denoncoi institucionet vendore dhe qendrore, të cilat nuk e pajisin me certifikatë pronësie, siç i takon me ligj.

“Unë jam Abedin Tyxhari 79 vjeç nga Korca, baba i 2 fëmijëve. Halli që më solli sot në selinë e Partisë Demokratike, ku po bëj këtë denoncim, lidhet me sorollatjen time prej 5 vitesh në dyert e institucioneve vendore dhe qendrore.

Nuk bëhet fjalë vetëm për zvarritje të pambarimta, por edhe për mospajisjen me certifikatë pronësie të një prone që më takon me ligj në qytetin e Korçës.

Aplikimin e parë për t’u pajisur me certifikatë pronësie e kam bërë në 5 prill të vitit 2017. Dua t’ju bëj me dije se certifikata e pronësisë për pronën në fjalë është lëshuar që në qershor 2012, por unë ende nuk jam pajisur me të. I jam drejtuar Zyrës Kadastrale në Korçë, por nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë. Unë zotëroj një kontratë shitjeje të rregullt, që në qershor të vitit 1995, e lidhur mes meje dhe një ish-ndërmarrjeje shtetërore.

Dua të denoncoj zvarritjen e gjatë nëpër dyert e institucioneve dhe t’i bëj thirrje ASHK i cili ka për detyrë të marrë masa për verifikimin e titujve të pronësisë dhe të shmangë mbivendsojet dhe sorollatjet e pronarëve të ligjshëm.

Unë e konsideroj abuzim dhe moszbatim të ligjit këtë zvarritje dhe kërkoj të drejtën time sipas ligjeve në fuqi.

Dua të falenderoj Partinë Demokratike, që ka hapur dyert që qytetarët si puna ime të kenë mundësi të denoncojnë shkeljet dhe abuzimet që u bëhen”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply